E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne do ta ribëjmë Shqipërinë

Share

Nga Kreshnik Spahiu*

Të nderuar shkëlqesi ambasador,

Të nderuar bashkëkombës kuq e zinj,

Tungjatjeta, bij të shqipes,

Jemi mbledhur sot së bashku për të realizuar një ëndërr, por edhe për të nisur një udhë të gjatë në çdo pëllëmbë tokë shqiptare dhe për tu takuar e për të shtrënguar duart me çdo qenie njerëzore, e cila flet shqip, mendon shqip dhe mban emrin shqiptar. Në këtë sallë u valëvitën shumë flamuj blu e rozë, komunistë dhe socialistë, demokratë e socialdemokratë, por u harrua të flitej shqip për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne vijmë sot këtu së bashku me një dëshirë dhe një premtim për më shumë se 10 milionë shqiptarë, duke u betuar para të gjithë popullit dhe brezave që vijnë pas se:

Gjer sa tmundem me ligjrue,

Dhe me frym gjall sa jam,

Kurr, Shqipëri, skam me tharrue,

Dhe në varr me tpërmendur kam.

Si frymëzim i këtyre vargjeve lindi një vit më parë ajo që i kishte munguar Shqipërisë, një besëlidhje shqiptare e këtij shekulli të ri, e pagëzuar me emrin Aleanca Kuqezi.

Një vit më parë, në mes një shoqërie në dëshpërim, rinie në trishtim, popullsie në frustrim, qeverisjeje plot zhgënjim, qeverie gjithë mashtrim, ekonomie krejt mjerim, diplomacie nën gjunjëzim, do të vinte si një pranverë për zemrat e çdo patrioti një lëvizje shqiptare në emër dhe gjenezë, e cila do të merrte me vete amanetin e të parëve. Ajo nuk solli pranverën arabe dhe as pranverën europiane, por një pranverë ndryshe, e cila u kishte munguar për 100 vjet shqiptarëve.

Viti 2012 i gjen shqiptarët të jetojnë në trojet e tyre në disa shtete të ndryshme dhe dy shtete shqiptare, njëra quhet Shqipëri dhe tjetra Kosovë.

Viti 2012 e gjen kombin në një situatë politike-juridike pa precedent, me disa himne, disa flamurë dhe ku, fatkeqësisht, si asnjë komb tjetër në botë, të mos dihet numri i përgjithshëm i popullsisë.

Viti 2012 i gjen shqiptarët kudo që jetojnë si një nga kombet më të varfra në Europë, pavarësisht faktit se ata jetojnë në një pozicion gjeografik mesdhetar, në një tokë dhe nëntokë nga më të pasurat në të gjithë rajonin. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë dy nga shtetet me nivelin më të ulët ekonomik në Europë, por, fatkeqësisht, edhe shqiptarët e Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë jetojnë në qytetet më të varfra në shtetet përkatëse.

Viti 2012 i gjen shqiptarët me dy qeveritë më të korruptuara në Europë.

Viti 2012 i gjen shqiptarët si një geto periferike europiane, si dy vende të cilat janë përjashtuar nga proceset e integrimit në Bashkimin Europian.

Viti 2012 i gjen shqiptarët sërish në ndasi politike, ku demokratët urrejnë socialistët dhe anasjelltas, ku BDI dhe PDSH shihen si armike në Maqedoni ndaj njëra-tjetrës dhe ku aktivistët e partive në Kosovë arrestohen e përleshen me policinë.

Viti 2012 i gjen shqiptarët me të njëjtët liderë politikë të para dy dekadave, të cilët kanë uzurpuar karriget përpara se shumica e të rinjve kuqezinj të kishin lindur.

Në 100-Vjetorin e Pavarësisë këtij kombi iu cenua integriteti territorial, identiteti kombëtar, rendi kushtetues dhe për këtë nuk duhet të fajësojmë fqinjët tanë apo kombet e tjera, por të ndëshkojmë qeverinë, e cila, fatkeqësisht, nuk mund të  quhet shqiptare, por thjesht tradhtare.

Për këtë arsye Aleanca Kuqezi vjen në këtë Kuvendim popullor dhe gjithëpërfaqësues për të lidhur besën për shpëtim dhe çlirim nga një regjim, i cili po na mjeron dhe poshtëron çdo ditë, që qartazi pengon bashkimin e shqiptarëve dhe, për rrjedhojë, integrimin.

Shqiptarët vijnë në këtë 100-Vjetor dhe në fillim të këtij shekulli të ri me një rini tërësisht europiane, mijëra e mijëra prej të cilëve studiojnë në Romë, Londër, Nju-York. Gjithë ky brez ka një kulturë europiane duke filluar nga njohja e gjuhës angleze, italiane, franceze e gjermane dhe deri te sjellja, edukata, kultura, informacioni. Populli më proamerikan në Europë dhe rinia me qasjen më të fortë europiane kanë, fatkeqësisht, qeverisje tërësisht antishqiptare dhe që e urrejnë sistemin perëndimor të një shoqërie të hapur. Imazhi, portreti juaj dhe i rinisë shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me atë të krokodilëve të politikës dhe njeriut, i cili vishet me antiplumb.

Përtej kësaj panorame të zymtë Aleanca Kuqezi vjen sot, për herë të parë, si një alternativë qeverisëse më e mira, më profesionalja, më e motivuara, më e shumëpritura, më e përgatitura me forcën e duhur për të thyer themelet e partive tradicionale, të cilave sduam tu përmendim as emrin dhe që koha u ka perënduar. Sot në kryeqytetin e shqiptarëve kanë marshuar drejt këtij kuvendi shqiptarë nga gjithë qytetet etnike shqiptare të Prishtinës dhe Prizrenit, Shkodrës dhe Gjirokastrës, Durrësit dhe Elbasanit, Lezhës, Fierit, Vlorës, Kukësit, Sarandës, Lushnjës, Mallakastrës, Tetovës, Kërçovës, Strugës, Shkupit, Rrogozhinës, Kavajës, Preshevës dhe, natyrisht, nuk kanë munguar qindra të tjerë, të cilët kanë ardhur për të mos u kthyer më nga Londra, Nju-Yorku, Roma, Brukseli.

Të nderuar shqiptarë, ky është ndryshimi mes kuqezinjve dhe demokratëve. Të gjithë ata që inspirojnë kuqezi, po kthehen dhe të ardhmen e shikojnë në Shqipëri. Po të jesh demokrat apo socialist, mendjen e ke të ikësh nga sytë këmbët një orë e më parë dhe ta braktisësh Shqipërinë. Këto janë dy epoka të ndryshme dhe shoqëri të largëta mes tyre. Demokratët mendojnë me bark dhe me gojë, ndërsa ju, kuqezinjtë, mendoni me zemër dhe mendje, sepse ju keni idealin për një Shqipëri të së ardhmes.

Zotit i lutemi që tjua shndrisë dhe lehtësojë rrugën që keni nisur për të realizuar ëndrrën e miliona shqiptarëve.

Aleanca Kuqezi vjen në botën shqiptare me vrullin e një lëvizjeje popullore dhe me një program të suksesshëm, larg urrejtjes dhe përçarjes së një kombi, i cili po lëngon në një shekull ndarjeje, në toskë dhe gegë, të majtë dhe të djathtë, në malokë dhe qytetarë, në të varfër dhe milionerë.

1. Aleanca Kuqezi ofrohet si zgjidhja e vetme protagoniste për një kompromis historik për realizimin e një strategjie mbarëkombëtare.

2. Aleanca Kuqezi në qeverisjen e saj do të garantojë zbatimin e parimit kushtetues për realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për bashkim.  Kosova sot është shteti më i izoluar dhe shqiptarët janë të vetmit europianë që nuk lejohen të lëvizin në zonën Shengen. Natyrisht, Shqipëria dhe Kosova janë një precedent sui generis, ku një komb jeton në dy shtete, por edhe i rrethuar nga popullsi fqinje shqiptare. Dy shtetet shqiptare kanë injoruar, kryesisht, shumicën e rekomandimeve të Brukselit në procesin e integrimit. Koha kërkon qeverisje më të mira dhe ku ndryshimi duhet të fillojë në Tiranë.

Prioriteti bazë është ndryshimi i qeverisë dhe regjimit antishqiptar si mundësi e vetme që një qeverisje e Aleancës Kuqezi të garantojë prosperitet, zhvillim, siguri kombëtare, rend kushtetues, stabilitet, standarde dhe shtet ligjor, si mënyra e vetme që bashkimi ekonomik, kulturor, shkencor, legjislativ i dy shteteve sh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›