E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE mbyll aktivitetin e ACR

Vendimi i fundit i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, mbyll përkohësisht aktivitetin e kompanisë ACR për shfrytëzim të minierës së Bulqizës. Sipas inspektimit të Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave, kushtet në galeri rrezikojnë jetën e minatorëve.

Ndërkohë, institucioni në varësi të METE, ka kërkuar padi penale në prokurorinë e krimeve të rënda ndaj dy drejtuesve të grevës së minatorëve.

Kompania ACR ka propozuar për të mërkurën, takim trepalësh në Tiranë, për të gjetur një zgjidhje të situatës. Por minatorët kanë refuzuar vendtakimin, duke kërkuar që bisedimet të bëhen në Bulqizë. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e grevistëve vijon të përkeqësohet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›