Partosh BE e lodhur nga zgjerimi
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike ne Bruksel analisti i njohur i ceshtjeve te Ballkanit Gabriel Partosh tha se ky eshte tregues se BE-ja eshte tashme e lodhur nga zgjerimi dhe se shtrirja e unionit ne Ballkan do te jete nje proces i veshtire dhe i gjate.
Zoti Partosh thote per BBC-ne se megjithese oreksi per zgjerimin e BE-se brenda organizates ka rene vendet e Ballkanit Perendimor ende kane nje perspektive anetaresimi.
Mendoj se pyetja qe bere lidhur me humbjen e oreksit per zgjerimin apo lodhja ndaj zgjerimit kjo eshte e rendesishme dhe eshte nje tendence nen te gjithe procesin. Dhe per kete arsye mendoj se zgjerimi megjithe njoftimin per statusin e kandidatit per Malin e Zi ne pergjithesi po ngadalesohet dhe do te duhen vite shume vite per te kaluar gjithe ato faza si statusi i kandidatit fillimi i bisedimeve te anetaresimit perfundimi i bisedimeve. Po ne fund do te kete anetaresim por Jo ndaj ndonje perparimi te madh ne nje afat te shkurter ne dy-tre vitet e ardhshme tha Partosh.