E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord papunesie ne Spanje

Papunësia në Spanjë ka arritur nivelin më të lartë që nga matja e shifrave të saj në vitin 1970. kjo si pasojë e një recesioni të zgjatur dhe shkurtimeve të theksuara në buxhet që ka lënë papunë rreth 6 milion spanjollë bë fund të vitit të kaluar.
Perspektivat e të rinjve janë gjithashtu në rënie pasi ka nga ata që prej muajsh janë në kërkim të një vendi pune pa marrë rezultat. 
Spanja po përjeton recesionin e dytë që nga viti 2009 deri në fund të vitit 2011. përpjekjet e qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoi për të kontrolluar deficitin më të madh në zonën euro me shkurtime në buxhet dhe rritje të taksave ka zemëruar spanjollët. 
Papunësia ka prekur sidomos të rinjtë ku 60 për qind e tyre nën moshën 25 vjec nuk po gjejnë dot një vend pune. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›