E Diel, 1 Nëntor 2026

Në fokus siguria rajonale, ambasadori i SHBA në NATO, Whitaker, dhe ministri i Mbrojtjes, Nufi, inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ka inspektuar Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila është rinovuar me fonde të NATO-s.

Lajmi është bërë publik nga Ambasada amerikane në Tiranë përmes rrjeteve sociale, ku u theksua rëndësia e vizitës dhe roli i Shqipërisë si një aleat aktiv në aleancë.

“Gjatë inspektimit, Whitaker dhe Nufi diskutuan mbi aftësinë e Shqipërisë për t’u shndërruar në një nyje logjistike të NATO-s në rajon, përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mbi mënyrat për të rritur sigurinë rajonale përmes shtimit të shpenzimeve në mbrojtje.”-thuhet nw njoftim.

Vizita në Kuçovë pason takimin e Ambasadorit Whitaker me Kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ku u fol për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike e ushtarake, si dhe Samitin e NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›