E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turperohen kampionet. Shalke 04 shkaterron Interin

I dëshpëruar dhe pa shpresë. Ky është trajneri i Interit Leonaredo pas humbjes turpëruese 5-2 kundër Shalke 04, që praktikisht ka nxjerrë skuadrën italiane jashtë garës për të mbrojtur titullin kampion Evrope. Tekniku italian ka komentuar si shokuese disfatën në cerekfinaleën e parë, duke u shprehur se shanset për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit janë më shumë se të pakta. 

“E nisëm ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe krijuam shuam raste të tjera për të shënuar. Nuk e di se cfarë ndodhi pas barazimit 2-2. Ata shënuan 5 gola ndërsa ne dy. Mendoj se nuk është realiste tyë mendojme se do shkojmë atje dhe do shënojmë 4 gola. Gjithsesi gjithcka mund të ndodh në futboll, por e dime që kemi pak mundësi dhe do te jetë shumë e vështirë”, ka thënë Leonardo pas sfidës në “San Siro”.

E ndryshme është atmosfera në kampion gjerman, ku trajneri i Shalkes, Ralph Rangnick nuk e fsheh kënaqësinë e tij për tirumfin që askush nuk e kishte parashikuar. “Çfarë mund të them për këtë ndeshje. Ishte fantastike, një mbremje e paharrueshme për ne dhe për të gjithë tifozët. Jemi të lumtur për këtë sukses dhe mendoj se tani jemi shumë pranë gjysmëfinales”, ka përfunduar Ranginck, i cili mori drejtimin e Shalke 04 vetëm dy javë më parë pas shkarkimit të Felix Magath.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›