E Diel, 1 Nëntor 2026

Pishtaret e demokracise Topi Politika sfumoi protagonistet

Protagonistët e vertetë të rrëzimit të diktaturës janë sfumuar nga politika. Presidenti bëri këtë deklaratë gjatë dekorimit të 10 prej protagonistëve të 20 shkurtit ‘91 , të cilët kontribuan në rrëzmin e bustit të diktatorit Hoxha.

“Është arti i politikës, arti i brrylave që bën të mundur që protagonistët realë të mos zënë vendin e tyre dhe minimalisht mbesin tek vlerësimi honorifik që është gjithsesi shumë i rëndësishëm”- tha Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Presidenti dekoroi me medaljen e “Mirënjohjes” dhe “Pishtar i Demokracisë” edhe disa prej njerëzve të medias të cilët pasqyruan momentet e ndërrimit të sistemeve.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›