E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne gjykim mjeku i Xhekson

Një gjykate ne Los Anxhelos vendosi nisjen e procesit gjyqësor ndaj mjekut te Majkell Xhekson, i cili akuzohet për vrasje te pavullnetshme. Vendimi u mor pas disa seancave dëgjimore, ku u dëgjuan versionet e disa dëshmitarëve ne lidhje me vdekjen e mbretit te popit ne qershor te vitit 2009. Prokuroret pretendojnë se ai i ka dhënë Xheksonit një doze vdekjeprurëse qetësuesish, ndërsa me pas nuk arriti t'i japë atij asistencën e nevojshme mjekësore. Vete Konrad Murrei është deklaruar i pafajshëm, duke u shpreh përpara gjykatësit se nuk i kishte dhënë Xheksonit asnjë ilaç qe mund ti shkaktonte atij vdekjen. Nëse do te vlerësohet fajtor ne gjyqin ndaj tij, doktori rrezikon te dënohet deri me 4 katër vjet burg.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›