KQZ blen kuti te reja votimi

Edhe pse fletët e votimit, qe ishin tema kryesore e debatit te forte politik mes pozitës dhe opozitës, po digjen me vendim te KQZ-se, me arsyetimin se nevojiten kutitë për zgjedhjet lokale, duket se ky argument ka rene poshtë. Kjo sepse përfaqësuesit e mazhorances ne Komisionin Qendror kane vendosur te blejnë kuti te reja votimi, pasi deklaruan se ato qe u liruan pas djegies se fletëve tashme janë te dëmtuara. Vendimi u mor ne mbledhjen e radhës se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku kane munguar tre përfaqësuesit e opozitës. Ndërkohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi buxhetin për zgjedhjet lokale te 8 majit, me rreth 6 milionë euro. Për gati dy vjet rresht e gjithë klasa politike ka debatuar për kutitë e votimit dhe një argumentet qe KQZ ofroi pse duhet te ishin djegur fletët e votimit, ishte se i duheshin kutitë për zgjedhjet vendore te 8 majit.
Shpërndaje