Nisin hetimet për Berluskonin
Një dite pas rrëzimit te pjesshëm ne Gjykatën Kushtetuese te ligjit qe i jepte imunitetit ndaj gjykimit kryeministri italian Silvio Berluskoni, prokuroria është mobilizuar duke filluar mbledhjen e provave për nisjen e një hetimi te ri ndaj tij. Behet fjale për rastin "Rubi", aty ku kryeministri akuzohet për abuzim me detyrën dhe prostitucion me minorene. Autoritetet janë angazhuar ne marrjen ne pyetje te dëshmitareve, si edhe ne kontrollet e disa banesave te dyshuara. Ndërkohë, me rrëzimin e ligjit qe i jepte imunitet, tashme Berluskoni pritet te përballet edhe me rihapjen e dy proceseve ndaj tij, te pezulluara pikërisht për shkak te ligjit ne fjale. Vete Kavalieri ne një reagim te tij, një dite pas vendimit te Kushtetueses, ka bere ironi, duke u shprehur se nuk priste një vendim tjetër. Ne anën tjetër, Berluskoni është shprehur i gatshëm për tu përballur me drejtësinë ne çdo momente, edhe pse sipas proceset e hapura janë groteske dhe se nuk ekziston asnjë fakt për marrjen e një vendimi kundër tij.
Shpërndaje