JCR Eurasia Rating rivlereson BKT me noten AAA Alb per te treten here radhazi
JCR Eurasia Rating JCR-ER rivlereson per te treten here radhazi Banken Kombetare Tregtare sh.a. BKT me noten AAA Alb dhe me nje situate te qendrueshme ne terma afatgjate ne nivel kombetar qe tregon nivelin me te larte te investimit.
Ne te njejten kohe JCR Eurasia Rating ka vleresuar Republiken e Shqiperise me noten BB ne terma afatgjate. Te gjitha vleresimet tregojne nje situate te qendrueshme. JCR Eurasia Rating eshte filiali Euroaziatik i Agjencise Japoneze te Vleresimit nje nga agjencite me prestigjioze te vleresimit ne bote. AAA Alb eshte nota me e larte e mundshme brenda nje tregu vendas dhe tregon qe BKT eshte institucioni bankar me i besueshem dhe me i forte financiarisht ne Shqiperi.
JCR-ER ka verejtur se BKT me 15.62 pjese te tregut ne aktive eshte institucioni i dyte me i madh bankar ne Shqiperi me nje nivel te larte likuiditeti dhe nje strukture afatgjate te depozitave qe kane nje baze te gjere te llogarive individuale. Gjate vitit 2010 ne krahasim me sektorin bankar ne Shqiperi BKT ka arritur te tregoje rezultate shume me te larta tek treguesit kryesore te rritjes se aktiveve kredive depozitave kapitalit aksioner dhe fitimit. Ky vleresim behet menjehere pasi BKT fitoi cmimin si Banka e vitit 2010 ne Shqiperi nga revista prestigjioze angleze The Banker.
Shkrim promocional