E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ngritja monumentit gjigant te xhenxhefilit

Klara Schilliger dhe Valerian Maly jane nje cift artistesh nga Zvicra qe jetojne dhe punojne bashke ne fushen e artit te aplikuar. Duke filluar nga sot deri me 5 maj ata do re realizojne nje skulpture monumentale ne formen e Xhenxhefilit. Vepra do te jete ne dimensione gjigante e realizuar me materiale te perziera jo te kushtueshme prej druri e gazete. Xhenxhefili eshte nje forme e zgjedhur jo rastesisht nga artistet.

Ne fushen e botanikes konsiderohet si nje bime rizomatike e cila rritet nen toke ne nje menyre te crregullt dhe pa nje strukture te caktuar. Ne filozofi Rizoma eshte nje koncept i zhvilluar nga filozofet franceze te gjysmes se dyte te shekullit XX Gilles Deleuze dhe Flix Guattari te cilet e marrin per shembull Rizomen ne kete rast Xhenxhefilin si nje metafore per nje model qind per qind jo hierarkik.

Procesi i ndertimit te skulptures zgjat deri me date 5 maj dhe ekspozimi behet me 6 maj 2011 ne ambientet e Qendres Sociale ne Rrugen Hoxha Tahsin. shte konceptuar si projekt me pjesemarrjen e njerezve te zakonshem. Kush te doje mund tiu jape nje dore Klares dhe Valerianit duke u bere pjese e nje hapesire per shkembim mendimesh mbi shoqerine artin filozofine politiken. Schilliger dhe Maly angazhohen nga Tirana Art Lab Qender per Artin Bashkekohor ne kuadrin e Rezidences Artistike per projektin Monument Ginger Society Tirana projekt i mbeshtetur nga Prohelvetia.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›