E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne hetim italianet per fabrikim te eurove fals

06/10/2010U hodhen ne treg 2000 euro te falsifikuara mendohet nga Italia. Nen pranga 2 te rinj shqiptare

DURRES- Kapja e dy te rinjve me para te falsifikuara dhe dyshimet se e gjithe sasia e kapur ne euro eshte futur ne Shqiperi nga Italia ka shtyre autoritetet policore te shtetit fqinj te investigojne rastin. Operacioni i koduar Vollga tre dite me pare vuri ne pranga shtetasit Romeo C. 19 vjec dhe Rigens M. 22 vjec ndersa policia e Durresit eshte vene ne kerkim te 25-vjecarit E. Greca. Te tre keta te rinj jane nga Shijaku dhe arrestimi i tyre eshte bere pasi agjentet jane vene ne dijeni se dy te rinj po shperndanin ne lagjen numer 1 te Durresit euro te fabrikuara jashte vendi.

Hetimet

Gjetja e nje pistolete kalibrit 8 mm si dhe 14 cope fisheke ne banesen e shtetasit E. Greca ka shtyre grupin e hetimit te mendoje se behet fjale per nje grup te strukturuar. Te njejta burime zyrtare te bera publike me ane te nje deklarate thone se kartemonedhat kane ardhur nga Italia ku edhe mendohet se eshte vendi fabrikimit. Sasi ne 2000 euro e kapur ne nje operacion eshte cilesuar shume e madhe por thuhet se te tjera kartemonedha jane hedhur edhe tregun vendes shqiptar ne rrethe te medha. Kjo ka shtyre autoritetet shqiptare te kerkojne bashkekoordinim te veprimeve mes pales shqiptare dhe asaj italiane enkas per kete ceshtje. Paraprakisht dyshohet se dy te rinjte e arrestuar kane qene vetem viktima te rena ne kurthin e fabrikuesve te monedhes nderkombetare ndersa thuhet se te implikuarit po mbahen ne hetim si ne Shqiperi edhe ne shtetit fqinj. Agjentet italiane kane vendosur lidhje te menjehershme me oficeret e Policise Gjyqesore shqiptare duke nisur keshtu te hetojne te njejten dosje ne dy drejtime. Per policine kapja e te riut E. Greca ka rendesi pasi thuhet se ai di shume gjera lidhur me destinacionin e parave te fabrikuara ne rruge ilegale. Nga ana tjeter disa te dyshimte te perziere ne kete trafik ilegal kartemonedhash po pergjohen ne menyre te panderprere duke u survejuar ne distance. Here pas here policia dhe sektori i luftes kunder pastrimit te parave ka gjetur e arrestuar persona te cilet ne menyre te vullnetshme tentonin te kembenin euro te falsifikuar me monedhe tjeter vendese a te huaj. Por sasi ne 2000 euro e bllokuar gjate operacionit Vollga eshte me e madhja e zene ne Durres ne 5 vitet e fundit. Ne rastin e kapjes se 200 cope prerjeve 20 euro ekspertet e hetimit e kane pasur shume te veshtire te kuptojne se behej fjale per kartemonedhe te falsifikuar. Kjo ka shtyre agjentet e shtetit dhe sherbimet e tjera te mendojne se fabrikimi tyre eshte shume i sofistikuar dhe se makinerite e pajisjet e punishtes jane shume moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›