E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në jubileun tonë të njëqindtë

LEONARD DEMI

Sivjet, Shqipëria, besoj, do të bëhet zyrtarisht kandidate e Bashkimit Europian dhe një datë për hapjen e negociatave të pranimit është e merituar, sepse këndell kriteret e Kopenhagës (si më poshtë), që përcaktojnë kushtet për këtë status:
Për tu bërë anëtar, një vend kandidat duhet të ketë arritur qëndrueshmërinë e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve, një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për ti bërë ballë presionit të konkurrencës dhe forcave të tregut të BE-së. Anëtarësia presupozon aftësinë e kandidatit për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësisë, duke përfshirë pjesëmarrjen në qëllimet politike, ekonomike dhe monetare të BE-së.
Institucionet ndërkombëtare në të dyja anët e Atlantikut dhe aktorë joshtetërorë e vlerësojnë Shqipërinë si demokraci funksionale, që garanton zhvillim të qëndrueshëm, bile edhe sot, në kulmin e krizës ekonomike-financiare. Pak ditë më parë, këtë sukses e përshëndetën udhëheqës europianë pjesëmarrës në konferencën Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi, organizuar në Paris nga qeveria franceze.
Shqipëria do të nisë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian në një periudhë sfidash për BE-në. Në këtë artikull do të përpiqem të përshkruaj disa nga çështjet kryesore me të cilat përballet Bashkimi Europian, pasojat dhe ndikimet që mund të kenë ato në rajon apo më gjerë.
Sot, Bashkimi Europian ka dy sfida të mëdha për të kapërcyer: krizën financiare dhe atë të dizintegrimit. Përpjekjet e tij për ti mënjanuar dhe për të zvogëluar ndikimin e tyre negativ janë intensive. Këtë e dëshmoi Samiti i 9 dhjetorit 2011, ku BE arriti një marrëveshje historike për të hartuar një traktat të ri, i cili synon integrim më të thellë ekonomik të eurozonës. Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, e quajti atë samiti që po lind një Europë të re, e cila dëshiron më shumë solidaritet dhe rregulla ndërmjet anëtarëve të vet (kjo do të jetë edhe kryefjala e Samitit të 23 janarit).
Një pjesë e medias europiane e kritikoi Samitin e 9 dhjetorit për faktin se nëpërmjet planit për të shpëtuar euron ai kërkon të ndryshojë natyrën e BE-së dhe se traktati i ri krijon një ndarje të re të Europës: një Europë me dy shpejtësi, në vende të përparuara dhe në vende që po kërrusen nën peshën e borxhit, duke mprehur një konflikt midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë. Traktatin nuk e miratoi Britania e Madhe, po një BE pa Britaninë është më shumë e kufizuar se liberale, kurse një BE pa euron do të luftojë për ekzistencën e vet. Këto analiza përfundojnë me dy pyetje: a ishte 9 dhjetori 2011 data e shpëtimit të euros, apo data e fillimit të dizintegrimit të Bashkimit Europian?
Viti i ri i ofron Europës alternativën e madhe: ose të vazhdojë rrugën për integrim më të madh politik dhe ekonomik, ose ti kthehet së kaluarës së vet tradicionale, me grindjet e shpeshta të shteteve rivale dhe me një Ballkan që do të shpërthente përsëri. Dhe Europa zgjodhi integrimin më të thellë të vetvetes, por vështirësitë mund të ndikojnë në tri drejtime kryesore: në rritjen e tensionit transatlantik, në politikat e zgjerimit dhe në rigjallërimin e ekstremizmit të krahut të djathë.
Rritja e tensionit transatlantik
Çështja e shpenzimeve apo e ndarjes së barrës ndërmjet Amerikës dhe Europës (anëtarëve europianë të Aleancës) është një problem historik, strukturor dhe financiar i NATO-s, që vazhdon të ndikojë negativisht në marrëdhëniet transatlantike. Operacionet luftarake të pesëmbëdhjetë viteve të fundit në Ballkan, Afganistan e Libi e kanë mprehur më tepër atë (një vit më parë Amerika shpenzoi 807 miliardë dollarë për mbrojtjen, ndërsa aleatët europianë, duke përfshirë Ballkanin dhe Turqinë, vetëm 298 miliardë dollarë).
Operacioni i NATO-s në Libi ishte një sukses i padiskutueshëm. Atë e udhëhoqën aleatët europianë dhe Kanadaja, të cilët siguruan pjesën më të madhe të aseteve. Por, suksesi i këtij operacioni varej nga kapacitete thelbësore dhe unike, si: avionë pa pilotë, sisteme vëzhgimi dhe inteligjence që mund ti ofrojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, operacionet efektive nuk varen vetëm nga angazhimi, ato varen, gjithashtu, nga kapacitetet e duhura dhe sot ky është qëllimi kryesor i NATO-s: një Aleancë aq sa e angazhuar aq edhe e aftë. Për këtë arsye, problemi i kapaciteteve do të jetë një nga katër çështjet themelore që kryetarët e shteteve dhe të qeverive do të diskutojnë më 20-21 maj në Samitin e NATO-s në Çikago.
Sfondi i Samiti të Çikagos do të jetë kriza ekonomike globale, po ekonomia dhe siguria nuk kanë ndonjë kontradiktë midis tyre, përkundrazi, ato janë të ndërlidhura dhe politikat e mira fiskale janë politika të mira sigurie. Prandaj, në Çikago NATO-ja do të paraqesë një paketë me kapacitete specifike ushtarake, të cilat mund ti sigurojë sipas parimit smart defense, d.m.th. me pjesëmarrje dhe do tu kërkojë kryetarëve të shteteve dhe qeverive ta miratojnë atë me konsensus. NATO-ja do të japë mesazhin se jemi anëtarë të një Aleance ku të gjithë aleatët mund të mbështeten te njëri-tjetri, ku të gjithë aleatët të jenë në gjendje të japin kontribute domethënëse në operacione të artikullit pesë apo jashtë tij, si dhe ku të gjithë aleatët të demonstrojnë solidaritet politik për të zhvilluar, ofruar dhe mbështetur këto kontribute.
Shqipëria, sipas këtij këndvështrimi, u ka i akorduar Forcave të Armatosura një buxhet që është te mesatarja europiane dhe do të shërbejë për pjesëmarrje aktive në operacionet e drejtuara nga NATO-ja (Afganistan apo gjetkë), për modernizim, si dhe për të plotësuar sugjerimet e Komandës Operacionale dhe të Transformimit të gushtit 2011 në drejtim të planifikimit të mbrojtjes dhe atij strategjik, të arsimimit, trajnimit individual e kolektiv, stërvitjes dhe logjistikës.
Bashkimin Europian dhe politikat e zgjerimit
Marrëveshja e 9 dhjetorit parashikon masa afatgjata dhe afatshkurtra: masat afatgjata kanë të bëjnë me përpjekjet për të arritur stabilitet fiskal, kurse masat afatshkurtra synojnë rritjen e burimeve financiare për të përballuar krizën, kurse traktati i ri i jep BE-së të drejtën e vetos ndaj buxheteve të vendeve të eurozonës, që nuk zbatojnë masat shtrënguese kundër deficitit dhe parashikon sanksione për deficite të lartë. Ideja për ti dhënë më shumë autoritet Brukselit ndaj vendeve anëtare mund të duket si shprehje e një strategjie autoritare, sepse BE i ka ligjet për të parandaluar krizën e borxheve. Por, Gjermania nuk do të lejojë Bankën Qendrore Europiane të shpëtojë qeveri që kanë futur vendin e tyre në borxhe duke shtypur para, sepse këto para mund të rritin inflacionin. Gjermania ende kujton me frikë hiperinflacionin e viteve 1920, kur drejtonte Republika e Vajmarit (në prill të vitit 1919, një dollar amerikan shkëmbehej me 12 marka, ndërsa në vitin 1923, një dollar u shkëmbye me 4.2 trilionë marka). Kjo situatë solli Depresionin e Madh të viteve 1930 dhe më pas plasi Lufta e Dytë Botërore.
Sot, në botë, nuk ka ndonjë ekonomi që të jetë e imunizuar nga kriza e borxheve. Nuk janë të imunizuara as vendet me të ardhura të ulëta, as tregjet që po lindin, as vendet me të ardhura të mesme apo superekonomitë e përparuara. Studiues të ekonomisë mendojnë se kriza e borxheve është një proces, zgjidhja e të cilit do të zgjasë me vite, prandaj traktati i ri i BE-së kërkon më shumë pushtet për të kontrolluar financat e vendeve që nuk zbatojnë kërkesat e BE-së, d.m.th. disiplinë buxhetore dhe mekanizëm efektiv të menaxhimit të krizës.
Kjo situatë ngërthen dy tensione: atë ndërmjet anëtarëve dhe ndaj politikave të zgjerimit.
Së pari, mirëqenia, rritja ekonomike e lidhur me demokracinë ka qenë baza e sigurisë e Europës Perëndimore dhe zë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›