E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse duhet të merremi me etikën tonë ?


Gëzim  TUSHI

Problemet e jetës etike dhe shqetësimet e sjelljes së njerëzve në shoqërinë shqiptare dhe qytetërimin tonë modern nuk janë më cështje anësore. Si probleme që nuk e kanë rradhën e duhur për tu marrë me to. Përkundrazi në se vlerësojmë sasinë e problemeve morale dhe cilësinë e cështjeve etike duhet pranuar se ato janë ndoshta nyje të mëdha të jetës sociale. Që tashmë duhen vlerësuar ndryshe. Sepse janë disa cështje morale të jetës që janë agravuar së tepëmi, duke u bërë shumë shqetësuese për standartet e qytetërimit tonë, me ndikim thelbësor jo vetëm për sotmen por vecanërisht për të ardhmen e qytetërimit tonë europian.

Nuk është e tepërt besoj të themi se sociologjikisht dhe realisht kërkesa për më shumë etikë dhe edukatë në shoqërinë shqiptare, në marrëdhëniet sociale, tani nuk është e tepërt. Sepse jemi përballë shumë shqetësimeve serioze të problemeve amorale si dhuna, konflikti, mungesa e qytetarisë, fjalori banal, nervozizmi social, mungesa e thellë e disiplinës qytetare dhe e vetpërmbajtjes etike, etj. Të cilat sipas mendimit tim, janë tregues të faktit që në jetën tonë kemi nevojë ti mësojmë njerëzit, që përvec se duhet të zotërojnë kode etike sociale duhet njëherësh të kenë më shumë parime personale të sjelljes etike.

Mungesa e sjelljeve shoqërore dhe etike adekuate, difektet e ndërtimit të jetës sociale mbi bazë të parimeve etike të jetës moderne, tregon qartë që në shoqërinë tonë gjatë tranzicionit janë mohuar, pranuar dhe ngatërruar shumë vlera sociale dhe parime të rëndësishme të etikës individuale. Të cilat kanë sjellë këtë situatë shqetësuese të jetës morale të shoqërisë tone. Gati të krijohet ideja se ecim në rrugën e kundërt, të gabuar kur të duket sikur njeriu dhe shoqëria janë ngritur kundër etikës dhe arsyes.

Filozofët e etikës moderne të kohës sonë e kanë zbuluar diagnozën e kësaj situate. Sipas tyre zgjerimi i qëndrimeve irracionale të njerëzve është i lidhura qëndrimet kundëracionale që njeriu ka filluar të shfaqë në shoqërinë tonë. Kur është fjala për të gjetur shkaqet e kësaj situate, mendoj se kjo ndodh nga që gjithnjë e më pak njerëzit në jetën e tyre nuk udhëhiqen aq sa duhet nga parime morale por nga pasionet, nga interesat, nga shtysat e sferës lakmitare, që janë kundërshtare të arsyes dhe sferës racionale.

Nganjëherë niveli asocial dhe kundëretik i sjelljeve me të cilat përballemi të krijojnë idenë e zgjerimit në shoqërinë shqiptare të agresionit të përgjithshëm të njeriut amoral, eksentrik që është kundër arsyes së shëndoshë, vlerave morale tradicionale dhe moderne të shoqërisë shqiptare. Natyrisht kjo nuk ka të bëje deri në fund me sloganet që përdorim gjithnjë e më shpesh, për të justifikuar gjithcka amorale me natyrën e njeriut apo të justifikimeve fenomenologjike për lidhjet e gabuara personale midis sjelljes etike dhe presionit të pasioneve trupore dhe kërkesave mishtore të njeriut.

Që etika në shoqërinë tonë është në krizë, kjo ndihet. Por justifikimi i kësaj situate ose është i pasaktë ose është banal. Kjo është arsyeja që në shoqërinë tonë flitet pafundësisht për politikën, merremi më shumë se duhet pothuaj të gjithë me të dhe harrojmë se ka një sferë tjetër të jetës që po dëmtohet rëndë, sic është sfera e sjelljes dhe etikës, pasojat e të cilës janë shumë të mëdha. Indiferentizmi etik në shoqërinë shqiptare, në mos qofsha unë i gabuar, është më i rrezikshëm për jetën sociale dhe njeriun se sa indiferentizmi politik. Nuk mund të ecim në jetë pa pranuar konsensualisht si shoqëri forcën e veprimit vullnetar apo të detyruar të disa parimeve morale, që sic thonë filozofët janë themelet e fundme të jetës. Unë besoj se relativizmi moral, mungesa e disa parimeve fundore etike të jetës, mungesa e angazhimit social për ti përcaktuar dhe definuar ato është shkaku i situatës së vakuumit etik kaq të frikshëm në shoqërinë tonë.

Nuk mund ta lëmë etikën dhe sjelljen njerëzore e cila duke qënë e lirë nuk do të thotë që është spontane dhe intuitive. Nuk ka shoqëri të mirë që nuk ka të përcaktuar themelet e fundit të sjelljes dhe etikës së përbashkët të njerëzve dhe shoqërisë. Madje në kushtet e globalizimit etik dhe mondializimit kulturor të jetës, këto themele të sjelljes etike, qytetare dhe të qytetëruar, janë parime bazë të moralit universal të shoqërisë në tërësi. Të cilat duhet të fillojmë ti zotërojmë edhe ne.

Koha jonë ka sjellë shumë njerëz që kanë prirje personale të konsiderimit të modernitetit si kohë e demitizimit të etikës dhe braktisjes së normave të sjelljes morale, në emër të shoqërisë së bazuar në pluralizëm kulturor dhe ndërtimit ndryshe të mënyrave të sjelljes. Ndërkaq janë shtuar zërat se morali është i panevojshëm, se etikat kanë vdekur, se të vërtetat e jetës modern janë të ndryshme nga moralja, se kjo e fundit është pengesë për ambicjet e njeriut pragmatist, se normat morale të pengojnë në rrugën drejt suksesit, etj.

Kjo fushatë e skepticizmit etik përpiqet të gjejë dhe të mbështet mbi argument filozofike dhe sociologjike për të mohuar nevojën e ekzistencës së normave morale, si kusht për të rregulluar njeriun dhe ndërtuar shoqërinë e mirë (jo në kuptimin e ngurtë metafizik). Këto ide më shumë të hedhura sponatnisht kanë ndikuar në zgjerimin e deformimeve morale të jetës në shoqërinë tonë. Ato pasqyrohen në ndryshimet dhe përkeqësimet e thella situatës së jetës morale. Edhe pse ide të tilla nuk janë artikuluar teorikisht, filozofikisht dhe etikisht, njerëzit në mënyrë intuitive kanë filluar të kuptojnë aksin, të dallojnë kahjen e orientimit të jetës morale të shoqërisë, të mënyrave eksentrike antinormative dhe ultraliberale të sjelljes së njerëzve tanë.

Filozofët, eticienët dhe sociologët tanë kanë përgjëgjësi morale teorike për situatën e gjëndjes morale të shoqërisë tonë. Jo aq se e kanë ata kanë dorë gjithcka por kanë përgjegjësinë që kanë rënë në presionin imperialist të thellimit të prirjes së orientimit të lirë (në kuptimin amoral) të jetës dhe nuk marrin mundimin që ti tregojnë shoqërisë tonë gabimin që është duke bërë, kostoja e të cilit do të jetë shumë e lartë, ndoshta e papërballueshme në se do të ecim gjatë në këtë rrugë. Ndryshimet e jetës shoqërore doemos që do të ndryshonin edhe parimet e sjelljes morale, mënyrat e rindërtimit të moralit mbi platformën e modernitetit. Por kjo nuk do të thotë se morali modern nuk ka nevojë për parime konsensuale të cilat edhe pse burojnë nga jeta, nga mënyrat e ndërtimit të marrëdhënieve të njerëzve midis tyre dhe shoqërinë në tërësi, ndaj kanë nevojë për trajtime dhe interpretime të sakta, elokuente filozofike, etike dhe sociologjike.

Ndryshimet e jetës shoqërore vërtet e largojnë jetën nga parimet e moralit tradicional por jo nga nevoja për të ndërtuar parime etike fillestare moderne, gradualisht të qëndrueshme të etikës si kusht për të gjetur mënyra të reja të ndërtimit të sjelljes qytetare. Përshtatja e etikës dhe mënyrave të sjelljes së njerëzve me kohën tonë nuk është proces që mund të realizohet pa njohuritë e duhura etike dhe pa praninë e institucioneve edukative që kanë detyrë përsosjen e sjelljes morale të njeriut. Ndërtimi i parimeve etike të sjelljes sociale dhe individuale, nuk është veprimtari dogmatike e ndërtimit të parafabrikuar të disa normave që nuk i përshtaten kohës, apo që janë jashtë realitetit të jetës dhe natyrës së njeriut modern. Parimet etike në shoqërinë shqiptare janë premisë fillestare e domosdoshme që i duhen jetës dhe njeriut për të ndërtuar personalitetin dhe sjelljen qytetare, që ndikon në angazhimin në mënyrën e duhur në jetën publike, ndërtimin e marrëdhënieve sociale, që janë në një farë mënyre jo aq norma që kanë fuqi teorike por janë parime të jetës, që kanë forcën e detyrimeve të sjelljes praktike të njeriut. Koha nuk ka më nevojë për etikë metafizike, as për mekanizmat e vjetër të ndërtimit të sjelljes së njeriut. Rruga e gjatë dogmatike, jo eficiente nuk është e kollajtë të zbatohet në kohën tonë. Rruga për tu bërë dhe për të qenë njeri me vlera etike kalon nëpër një shteg tjetër, që nuk është aq shumë metafizik sa është konkr

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›