E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në këpucë sportive, emrat e 26 viktimave në SHBA

Se amerikanët janë më patriot se çdokush tjetër, tregon edhe gjesti i sulmuesit amerikan Jozy Altidore.

Sulmuesi i skuadrës AZ Alkmar, në ndeshjen ndaj Twentes në këpucët e tij sportive mbante emrat e 26 viktimave që u vranë javën e kaluar në Newtown të SHBA-ve.

"Unë luaj në Holandë, por mendjen e kam tek vendi im" tha Altidore pas ndeshjes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›