E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kerkim Ashiku, tentoi perdhunimin

Peqin- Tundohet nga dritarja e hapur e dhomes se gjumit se bashkeqytetares se tij, merr guximin dhe hyn ne banese, per te kryer marredhenie seksuale me dhune. Policia shpalli ne kerkim pas denoncimit te nje vajze, te dyshuarin Mirjan Ashiku 23 vjec, me banim ne lagjen "Cezme" ne qytetin e Peqinit, pasi nje nate me pare ka tentuar te perdhunoje Ana S., 23 vjece, ne lagjen "Xhami". Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:30 te mengjesit te djeshem.

Sipas burimeve zyrtare te policise, Mirjani kishte kohe qe vinte rrotull baneses se 23 vjecares, por nuk kishte marre asnjehere sinjale pozitive prej saj. Ndaj ne pamundesi, kurdis planin per te realizuar marredhenie seksuale me cdo kusht. Ne ndihme i ka ardhur vapa e ketyre diteve, pasi Ana e linte dritaren e dhomes se gjumit te hapur.

Dhe 23-vjecari ka menduar qe te futet ne krevat, pikerisht nga dritarja. Ka pritur mesin e nates, kur i gjithe qyteti ka rene ne qetesi dhe me pas ka kercyer ne dritare. Prej andej dhe direkt ne krevatin e bashkemoshatares. Vajza eshte trembur, por i dyshuari i ka kerkuar te heshte, qe te mos ndodhte skandal. I ka kerkuar qe te kishin nje marredhenie bashke, pasi e donte dhe e deshironte pa mase. Por vajza ka refuzuar, madje ka kundershtuar me force tentativen e te riut.

"Dueli" ka vazhduar per rreth nje ore dhe kur nuk ka mundur te realizoje endrren e tij, i dyshuari Mirjam Ashiku, ka hipur serish ne dritare dhe eshte larguar ne erresire. Ne mengjes vajza ka treguar se cfare i kishte ndodhur dhe pas reagimit te familjes, ka kryer denoncim ne polici. Pas marrjes se kallezimit, policia ka shpallur ne kerkim autorin, i cili eshte zhdukur ne drejtim te paditur. Prokuroria e Elbasanit ka ngritur ndaj tij akuzen e "marredhenies seksuale me dhune me te rritura, e mbetur ne tentative". Kontrollet e kryera ne banesen e te dyshuarit kane rezultuar te kota, kurse uniformat blu deklaruan shpalljen ne kerkim te te riut.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›