E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pranon vrasjen e adoleshentit

"Ferhati ka marre nje tulle dhe me ka qelluar ne koke. Ne grindje e siper kam nxjerre nje thike dhe e kam qelluar ate"

Tirane- "Une e kam vrare Jeton Ferhatin", ka deklaruar dje perpara oficereve te Policise Gjyqesore, Elvis Gjelosh Meta, 24-vjecari i arrestuar per vrasjen e adoleshentit. Efektivat e policise se kryeqytetit, bene te mundur arrestimin e Metes ne afersi te "Bregut te Lumit", Tirane, ku ishte fshehur pas kryerjes se krimit. Nderkohe qe policia po punon per identifikimin e vendndodhjes se vellait te tij, Ervin Metes, 22 vjec. Burime nga policia kane bere te ditur ,se i riu eshte marre per disa ore me radhe ne pyetje. "Tre dite me pare jam pare me Ferhatin ne afersi te ures se Institutit. Kam qene duke ecur me motor. Ne te njejten kohe po udhetonte edhe Jeton Ferhati. Kemi debatuar per shpejtesine qe po ecnim, si dhe per zenien e rruges", mesohet te kete thene dje gjate marrjes ne pyetje, i dyshuari si autor. Sipas burimeve nga policia dy dite me pare, ne Laprake ai eshte perballur serish me viktimen. Pas nje debati te radhes, qe ka nisur me "pse me sheh", ata kane dale jashte lokalit per t'u sqaruar. "E thirra qe te sqaroheshim jashte, por kemi nisur te debatojme. Ferhati ka marre nje tulle dhe me ka qelluar ne koke. Ne grindje e siper kam nxjerre nje thike dhe e kam qelluar ate", ka treguar me tej 24-vjecari. Burimet kane shtuar se i riu ka marre persiper te gjithe autoresine e krimit, duke deklaruar se i vellai i tij nuk ka asnje faj ne lidhje me vrasjen, por ka qene i pranishem gjate momentit te krimit. Burime nga policia bene te ditur se Elvis Ferhati, dyshohet te jete dhe autori kryesor i kesaj ngjarjeje, ndersa po punohet per implikimin e vellait te tij ne kete ngjarje. Dy vellezerit akuzohen nga policia e kryeqytetit per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Ngjarja per te cilen akuzohen dy te rinjte ka ndodhur dy dite me pare ne Laprake, ne afersi te pallateve Hauai. Dy vellezerit Meta, pas nje debati me viktimen Jeton Ferhati 18-vjec, kane dale jashte lokalit, per t'u sqaruar. Sipas hetimeve mesohet se dy vellezerit e kane qelluar me thike nje here ne brinje dhe me pas ne zemer, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

Me pas, dy autoret jane larguar ne drejtim te paditur. Pas marrjes ne pyetje te disa personave, policia ka arritur te identifikoje dy autoret e saj.

Ngjarja

Ngjarja per te cilen akuzohet Meta ka ndodhur dy dite me pare, kur Ferhati ka qene duke pire kafe ne nje lokal ne afersi te pallateve Hauai. Ora shenonte 11:00, kur Meta e ka thirrur ndersa adoleshenti ka dale nga lokali menjehere.

Motivi

Sipas burimeve nga policia ngjarja dyshohet te kete ndodhur per nje grindje te disa diteve me pare ne Institutin e Kamzes, ku viktima dhe i pandehuri kane debatuar per shpejtesine qe po udhetonin, si dhe mos hapjen e rruges.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›