E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenohet familja e gjyqtarit qe gjykon "Banden e Durresit"

Tirane- Policia e Shtetit ka marre nen mbrojtje, kryesuesin e trupit gjykues i cili po gjykon dosjen e "Bandes se Durresit". Sipas burimeve, gjyqtari Gurali Brahimllari eshte kercenuar jashte gjykate, se bashku me familjen e tij. Pas kercenimeve, mesohet se gjyqtari i eshte drejtuar kryetarin te Gjykates se Krimeve te Renda, i cili ka depozituar nje kerkese ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Ministrine e Drejtesise. Mesohet se kerkesa eshte aprovuar, kurse Policia e Shtetit eshte urdheruar qe te mbroje gjyqtarin dhe familjen e tij. Mesohet se gjithcka ka ndodhur javen qe shkoi, kur pas mbarimit te procesit gjyqesor te "Bandes se Durresit", disa persona kane kercenuar familjen e gjyqtarit. Duke marre parasysh dhe rendesine e procesit qe Brahimllari eshte duke gjykuar, Ministria e Brendshme ka urdheruar policine, qe te kryeje mbrojtjen e nevojshme te familjes dhe te vete gjyqtarit. Nderkohe qe prej nje jave, kur gjyqtari dhe familja e tij jane kercenuar nga persona qe dyshohet se mund te jene edhe te aferm te te pandehurve, policia eshte duke punuar per identifikimin dhe arrestimin e tyre. Qe prej javes qe shkoi, ne Gjykaten e Krimeve te Renda jane shtuar forcat e sigurise. Gjyqtaret e Gjykates se Krimeve te Renda edhe pse kane pasur edhe me pare mbrojtje nga ana e Policise se Shtetit, do te kene nen mbrojtje edhe familjet e tyre, kjo per shkak te rendesise se dosjeve qe ata gjykojne.

Banda

Te pandehurit e "Bandes se Durresit", jane 16 persona te cilet gjykohen per krimit e ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per "vrasje me paramendim", "organizate kriminale" etj, vepra keto te kryera ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›