E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet në Belsh 38-vjeçari

Ka marrë fund arratia e 38-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se 38-vjeçari është kapur në Belsh me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Kjo pasi Gjykata e Firences e ka akuzuar 38-vjeçari për trafik të lëndëve narkotike.

“Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: O. B., 38 vjeç, banues në Belsh.

Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›