Në kërkim nga Spanja për vjedhje me dhunë, arrestohet 31-vjeçari në Muriqan

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, i akuzuar për vjedhje me dhunë, është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Policia e Shtetit njoftoi sot se, në dalje të Shqipërisë u kap shtetasi A. T., alias A. B. dhe A. C., banues në Mamurras.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4 në Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28 nëntor 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Pas kapjes, 31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm me qëllim ekstradimin.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.
/gj.m/j.p/r.e/