Ndalohet ish-juristi i Kadastrës Fier, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.
Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.
Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/k.s/j.p/r.e/