Ne kerkim te cmimit te Ilves

Dreken me Ilven e kam lene tek Artisti. Ajo shkon shpesh aty. Rruges taksisti me degjon tek flas ne telefon me te dhe me nje droje te lehte me thote se gruas se tij i pelqen shume Ilva Tare dhe se rikthimi ne ekran me Tonight kishte qene nje veprim i drejte. - Eumlshte gazetare e mire ajo miza - me thote ai pa e kthyer fare koken nga un. - Mize i them dhe vajzes sime - me sqaron - sepse eshte e vogel dhe shume e mencur mos me keqkupto ti gazetarja.
Tek Artisti takohemi te dyja ne dere me nje perpikeri gjermane. - Eumlshte nje dite shkurti me nje diell pranvere - me tregon Ilva tere qejf e cila eshte natyra me solare qe une njoh. Njihemi prej vitesh me Ilven qe ne kohen kur punonim per emisionin e mengjesit ne TV Klan.
Ilva duket nga ata njerezit qe i njeh me takimin e pare por sinqeritetin qe ia dedikon trashegimi babait nuk e ben serish nje liber te hapur. Kush mendon se i di te gjitha per Ilven e ka shume gabim.
Ne tavoline kamerieri na afrohet duke na sjelle revisten Jeta ku ne kopertine eshte Ilva e veshur me nje fustan te kuq qe qesh me nur.
Me humor kamerieri tregon se revisten e preferojne 26 vjec e poshte. Ilva me batuten qe e ka ne maje te gjuhes per cdo gje thote - E tmerrshme me qenka ulur shume mesatarja e moshes. Me elegance e largon revisten besoj per te mos u sjelle si nje narciziste dhe me thote se nje mike e saj i thote shpesh qe heren e dyte qe do te martohet prej verteti do te marre nje djale me te ri se ajo. - Me cmendi ajo shoqja ime. Une as qe e kam mendjen te gjej burre apo te dashur ne kete periudhe. Edhe kete kam manget une.
Cfare nuk ke mangut te gjesh nje djale me te ri se veten apo te mos gjesh askend per momentin -Te paren jo e jo me siguron - por as variantin e dyte nuk e kerkoj. Jam duke dashur veten. Cdo dite kam nje Ilve perpara qe me duhet ta mbaj fort. Rikthimi me ka zgjuar kujtime te vjetra dhe dashurine e publikut. Aq shume mesazhe marr sa nuk do ta besosh. Por kuptohet disa nga miqte skane pasur ende kohe ta shohin emisionin - me rrefen me nje ironi e cila nuk rreket te fshehe asnje peng.
- Te vjen keq per kete te fundit - Sdi te te them. Ndoshta vertet se kane pare. Me mire ti besosh e te te thyejne besimin se mos te kesh kurajo te besosh me. Eumlshte mjerim i madh te jetosh me hijen tende. E shoh boten me shume ngjyra madje eci me to dhe me tregon me humor kepucet e saj qe kane tri ngjyra te manushaqes dhe qe mbajne firmen Versace. Ilva eshte nga ato femra qe i shkon gjithcka qe vesh cdo ngjyre e model flokesh. Sot ka disa kacurrela te bere me mashe por qe i shkojne shume. Eumlshte bere e holle dhe veshjet i rrine bukur ne shtat. Kemisha Salvadore Ferragamo dhe xhaketa e zeza Max Mara ora Cartier e bejne te duket nje zonje e holle ndersa ne qafe mban nje diamant te cilit sot i ka bere dhurate edhe nje pale vethe perla te cilat jane te rrethuara nga disa diamant te vegjel.
- I bleva sot. Shkova tek argjendari Pirro dhe i bera vetes nje dhurate. Isha e merzitur nga disa fjale qe me erdhen ne vesh e qe sdoja ti degjoja. Se kuptoj pse po me shtrengojne dhembet disa. Une marr vetem ajrin tim. Si se kane kuptuar keta njerez qe po je yll do shkelqesh dhe qielli ka vend per te gjitha yjet.
Nervozizem per shkak te emisionit Pak a shume. Por sdua te merzitem ndaj bleva vethet me perla e diamante. Ta thashe qe skam kohe te dua e jo me te urrej e merzitem. I love Ilva me thote serish duke cliruar nje te qeshur qe duket sikur perhapet ne te gjithe restorantin.
Dikur kur ishte drejtonte lajmet lakohej si tmerri i gazetareve dhe koleget here e donin e here e sulmonin. Tani duke shume me me kembe ne toke. Nuk ka qene keshtu Ilva. Impulsive pak e nxituar dhe sic e thote e ema shpesh njeri naiv. - Si mund te jete naive nje femer si ti Nuk e kam besuar kurre kete.
Shiko naive edhe kam qene por sjam me. Gjate rruges kam bere gabimet e mia te cilat me se shumti i kam vuajtur vete. Miqve u kam dhene shume. Me shume sesa dashuri u kam dhene besim. Ne kete pike e quaj veten naive.
Edhe me meshkujt Me ata edhe me shume. Se aty ne vend te jap besim kam dhene dashuri. Jo gjithmone kam bere zgjedhjen e duhur. Ndonjehere thosha me vete Po si nuk zure mend moj Ilva Tani jetoj metamorfozen time. Me beso.
Pak me tutje nesh drekon Adi Krasta i cili tek largohet i thote me ze te larte - Urime per emisionin. Ke shkelqyer. E dija. Ilva e falenderon me dashuri dhe kthehet duke me thene se yjet skane frike nga asnje drite. Ndonjehere me duket pak piper ajo. Gjithmone ka nje batute gjithmone me pak ironi. Por ajo cka me ben pershtypje eshte fakti qe nuk e propagandon kurre veten si njeriun i persosur. - Nuk mund te jete perfekt nje njeri qe zgjedh te behet gazetar. Aq me pak kur tenton te jesh i pavarur i drejtperdrejte guxues. Rikthimi po me sjell ndermend friken time se gazetaria eshte bere e veshtire nga ne dhe jo nga politika. Shume gjera kane ndryshuar ne vitet kur une kam munguar. Me vjen keq.
Per cfare te vjen keq Ju pengojne
Ende nuk kam gjetur pengesa sepse per fatin tim jam ne vendin e duhur dhe ne nje raport ndoshta ideal me pronarin. Nuk eshte ky problem im. Asgje sdo me pengonte. Pertej kesaj dicka sme ka lene shije te mire por jo te gjitha gjerat thuhen sepse po u thane fluturojne me pare se zogjte.
Per dreke porositim nje waldorf nje fileto pellumbi peshk dhe dy gota vere te bardhe. Ilva pothuaj nuk e prek buken me drithera me dore ndersa une qe e shijoj pa fund nuk i rezistoj. - Nuk kam oreks - me shpjegon. - Te gjithe po me thone qe jam dobesuar shume. Por nuk e di as vete. Nuk ka asnje arsye. Duhet te jete trupi ne gjendje te tille. Edhe pse me pelqen ne fakt. Ne Londer shtova ne peshe dhe te gjithe me kritikonin. Tani jam dobesuar dhe serish me kritikojne. Per cdo gje e kemi nje kritike ndaj nuk dua ta vras shume mendjen.
Ilva me tu kthyer nga Londra ku jetoi per 4 vite mori nje shtepi me qera prane Librit Universitar pasi shtepine e meparshme e shiti per te perballuar shpenzimet e masterit dhe jetesen e shtrenjte ne Londer. Per gati nje vit nuk u pleks me gazetarine. Ilva eshte nje supersticioze e madhe. Ndoshta per kete nuk e nisi te marten emisionin por te premten. Dhe jo vetem kaq. Ajo sec ka nje besim tek universi energjite dhe ajo fusha magnetike qe na udheheq si kapiten i padukshem anijen tone te jetes. U mblodhen te gjitha ne nje kohe te shkurter me sqaron ajo dhe ishte si nje magji. Ishte vertet ora ime dhe thashe Po.
Lart e poshte po kerkohet cmimi yt. Dua te them pagesa juaj. Eumlshte aq e larte sa thuhet
Une kam mesuar te paguhem te mos paguhem. Te vleresohem dhe te mos vleresohem. Ne asnje rast nuk jam ndier e varfer. Shqiperia eshte vend cudirash. Mesohesh me rrezikun. Kur nje i huaj vjen ketu cuditet me menyren si i japim makines ne dhe u duket gati e pamundur ta bejne. Ne ate forme jetojme edhe jeten. Edhe nese sot mund te kem nje cmim te larte une jam aq e iluminuar sa te mos e shoh si dicka te perjetshme. Nuk eshte cmimi im qe duhet te krijoje dallge. Uroj qe ne fund sepse gjithmone ka nje fund te ndihem gazetare.
Pas pak kohesh ajo ka nje pervjetor te rendesishem. Thote se do te deshironte te rikthehej per here te dyte ne Buenos Aires por eshte shume larg dhe emisioni e mban te lidhur. Ka kohe qe nuk ka bere pushime te mirefillta por tregon se do te deshironte qe se shpejti te vizitonte Perune. Inca civilaziton eshte destinacioni qe josh Taren. Dua te udhetoj ne kultura te ndryshme. Te njoh realitete te reja. Tirana ndonjehere me merr frymen. Jam gjithmone ne kerkim te energjive te mira. Ndersa ajo flet me duar sy e fjale me duket sikur po shoh nje tango. Ka ritem dhe siguri ne cdo gje qe thote. Edhe kur merzitet shkon dhe blen diamante. Kur ka nje oferte te re pune degjon zerin e universit. Edhe kur ska deshire te udhetoje vesh nje pale kepuce me shume ngjyra. Ndoshta se ia mban dhe xhepi apo ndoshta se ka lindur per te mos jetuar si nje e varfer. Perpara se te ndahemi ajo niset drejt nje videoteke aty prane per te marre filma me qera. Shpesh mbremjeve shikon ndonje film te bukur kryesisht komedi romantike. - Me duket se edhe ne shtepi nuk i heq ato kepucet me ngjyra - e ngacmoj une. - Duhen ngjyrat. Ne kepuce mendje e kudo - me thote serish duke ulur si gjithmone qepenin e cdo fjale me nje buzeqeshje.
Fatura
Sepje 700 leke
Peshk 800 leke
Vere e bardhe e ofruar nga Artist Lounge