Ankohet Kisha: Berisha, politike në meshë

Një dite pas mbajtjes se meshës për Dom Nikoll Kaçorrin, drejtues te Kishës ?Shën Luçia? ne Durrës kane reaguar ne lidhje me deklaratën e kryeministrit Berisha, i cili shënjestroi opozitën ndërsa personifikoi figurën e Haxhi Qamilit tek kryesocialisti Edi Rama. Sipas famullitarit te Kishës ?Shën Luçia? monsinjor Damian Kurti, kreu i qeverise i dha nota mitingu ritit mortor, ndonëse Kisha është për t?u lutur jo për tu përdorur për politike. Sipas monsinjor Kurtit, gjate riteve fetare, thuhen vetëm lutje dhe jo te behet propagande e te ketë duartrokitje, ashtu siç ndodhi gjate meshës ndërsa fliste kryeministri Berisha Eshtrat e Dom Nikoll Kacorrit zv/kryeministrit te pare te Shqipërisë te pavarur, u sollën ne Shqipëri pak dite me pare, dhe do te prehen tashme ne Kishën ?Shen Luçia?.
Shpërndaje