Familjaret e viktimave te Gërdecit ne proteste

Familjare te viktimave, ish-punonjës dhe te plagosur nga shpërthimi i ?Gërdecit? kane nisur ne mesdite një marshim-proteste ne rrugët e kryeqytetit. Ata kane përshkuar ?Rrugën e Durrësit? dhe kane ndaluar para Ministrisë se Mjedisit, duke i bere thirrje Fatmir Mediut te dorëzojë imunitetin dhe te vihet ne dispozicion te drejtësisë. Protestuesit kane vendosur para Ministrisë se Mjedisit një ene me ujë te ngjyrosur me ngjyre te kuqe, duke dashur te simbolizojnë gjakun e derdhur ne 15 Mars 2008. Ata mbanin ne dore pankarta ku shkruhej ?Mediu vrasës!?, ?Duam drejtësi?, ?Kompensim për vuajtjen? dhe ?Kriminelet nuk dënohen?. Ish-punonjësit e punishtes se armeve i kane kërkuar qeverise ti kompensoje për demet e shkaktuara dhe t`u japë edhe rrogat e prapambetura për punën ne ?Gërdec?.
Shpërndaje