E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të mëshirës, kundër masakrës

Kandidat për Globin e Artë dhe 6 çmime të tjera kinematografike. Në Kinën e vitit 1937, gjatë luftës së dytë Sino-Japoneze, një perëndimor e gjen veten mes kaosit e dhunës dhe strehohet me një grup studentesh dhe 13 kurtizane brenda një kishe.

“The Flowers of War” është një film i punuar nga regjisori i njohur veteran kinez Zhang Yimou, i cili kësaj radhe kthehet në masakrën e vitit 1937 duke bërë një film lloj mjuzikël, ku në të ka një numër të madh të vrasjeve dhe dhunimeve.

Sino – japonezi që luhet nga Christian Bale është protagonisti, i cili duke rrezikuar edhe jetën e tij, do të shtiret si prift me shpresën se mund t’i shpëtojë të dyja grupet nga krimet çnjerëzore të luftës.

Ky është njëri prej filmave më të përgjakshëm që është bërë në Hollywood viteve të fundit që nga filmi “Gone With the Wind” dhe “Gallipoli”, por më arsye të mira. “The Flowers of the War” është një përmbytje jo proporcionale në mes të ngjarjeve që i jep regjisori Zhang në një distancë që mund të duket e largët, por që ka lënë shumë gjurmë në historinë kineze.

“Flowers...” ishte kritikuar publikisht që ishte njëri prej filmave më të shtrenjtë i bërë me leje të shtetit dhe që mund t’i jep edhe Oskarin aktorit britanik Bale, por që disa aktivitë kinezë më vonë ishin mbajtur në arrest shtëpiak pikërisht për këtë.

Frika e Zhang ishte njëdimensionale, përpjekja patriotike nga një pushtim japonez dhe okupimi i Nanjing (ish Nanking), përderisa skenat nuk janë edhe aq të panjohura për shumë njerëz që kanë vizituar këtë vend. Në filmat e tjerë kinezë kemi më shumë një nacionalizëm sentimental, shovinizëm dhe demonizim të armikut të tyre japonez.

Përpjekja e tij e vërtetë për ngjarjet e 1937 është për të përdorur një lloj luksi, një lloj melodramë që favorizon më shumë artin sesa ndonjë proces tjetër, një mos shikim nga historia, por për të bërë një patos filmik gjenial që do ta merrte shembull tërë bota.

Me një histori të bazuar në “Raise the Red Lantern” apo “House of the Flying Daggers”, Zhang pothuajse bën një tregim sipërfaqësor dhe klinik duke vënë në këtë rast elementin e mjuzikëlit që e bën atë narrativ dhe të afërt me publikun.

Bale luan John Miller, që realisht është një vagabond amerikan i cili papritur bëhet prift; përderisa filmi fillon me një rrahje të tij në kishë pikërisht për shkak të një viktime.

Kështu ai do të përfundojë në një kishë ku edhe do të mundohet që të ndalë gjakderdhjen në mes të dy palëve, përfshirë këtu edhe kurtizanet dhe të gjitha elementet tradicionale japoneze – kineze vetëm dhe vetëm që ai të shpëtojë vendin e tij nga tragjedia.

Natyrisht ndonjëherë është vështirë që të ndalet një gjë e këtillë pasi që në film ka edhe shumë gjëra të tjera që paraqesin edhe sakrificën e njerëzve vetëm dhe vetëm që të arrijnë lirinë e tyre.

Pavarësisht dehjeve seksuale që bën prifti për të shpëtuar njerëzit megjithatë ai nuk arrin që të shpëtoj edhe pse kjo i jep një ton social një strukturë interesante që nuk jemi mësuar ta shohim në filma e mëparshëm.

Pas pak kohe Bale do të kthehet në një njeri të respektuar pavarësisht rrethanave ku ai punon, armiqësisë që edhe sot ekziston në njëfarë doze, por filmi ka edhe një dialog oportunist që e bën si një element jo funksional për filmin.

“The Flowers of War” vuan nga këto krahasim por përshkruan mirë masakrën e Nanjing, që e bën filmin e dytë që e përshkruan këtë masakër pas filmit “City of Life and Death” me regji të Lu Chuan dhe dokumentarit “Nanking”, me regji të Bill Guttentag dhe Dan Sturman.

Pa përcjelljen e prindërve filmi mund të shikohet nga personat me moshë mbi 17 vjeçare.

------------

THE FLOWERS OF WAR

Regjia: Zhang Yimou; skenari: Liu Heng dhe Geling Yan, bazuar në romanin e Yan; drejtor i fotografisë: Zhao Xiaoding; montazha: Meng Peicong; muzika: Chan Quigang; dizajner: Yohei Taneda; kostumet: William Chang Suk-Ping; producentë: Zhang Ëeiping; Distributor: Ërekin Hill Entertainment në bashkëpunim me Roë 1 Production. Kohëzgjatja: 2 hours 25 minutes.

Aktorë: Christian Bale (John Miller), Ni Ni ( Yu Mo), Zhang Xinyi (Shu), Huang Tianyuan (George Chen), Tong Daëai (Major Li), Atsuro Watabe (Colonel Hasegawa), Shigeo Kobayashi (Lieutenant Kato) and Cao Kefan (Mr. Meng).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›