Evertoni për top-katërshe

Menaxheri i Evertonit, David Moyes shpreson se skuadra e tij mund të luftojë për përfundimin e sezonit në katër pozitat e para në Premierligë.
Skuadra e tij ka tubuar shtatë pikë nga katër xhirot e para në edicionin e ri dhe iu mohua fitorja ndaj Newcastle Unitedit të hënën mbrëma pas golit të Demba Bas në minutën e fundit.
“Ne jemi në pozitë ku duam të jemi”, deklaroi Moyes për të përditshmen britanike Daily Mail. “Shpresoj që deri në fund të edicionit të luftojmë për katër pozitat e para. Ky është synimi ynë”, u shpreh ai.