Njohja e Kosovës, kërkesa e evropianëve për Serbinë

Deputetja e Parlamentit të Francës, Danielle Auroi ka thënë se Serbisë do t’i duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën ambicia e saj për t’u pranuar në BE mund të mbetet vetëm dëshirë e saj.
Ajo ka shtuar, për mediet serbe, se kjo kërkesë i është bërë gojarisht zyrtarëve serb, por ende nuk është bërë në letër.
Sipas deputetes franceze në momentin derisa vazhdojnë bisedimet në kuadrin e dialogut me Prishtinën, arrijnë presione nga shtete të cilat kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe se pa pranimin e ndërsjellë, në fund të rrugës evropiane, nga pranimi i Serbisë në BE nuk do të ketë asgjë.
“Mendojë që të gjithë kemi vullnet ta ndihmojmë Serbinë që të përmbush të gjitha kriteret. E vërteta, këto kritere pak janë të komplikuara dhe të shumta, por besojë që Franca, aleat historik i Serbisë, ka rol që këtë proces ta lehtësojë”, ka thënë kryetarja e Këshillit për Punë Evropiane në Parlamentin e Francës.
E pyetur nga gazetarët serbë nëse praktikisht do të kërkohet nga Serbia që të heq dorë nga një pjesë e territorit të saj, Auroi ka thënë se qëndrime të tilla burojnë nga këndvështrimi i Serbisë.
“Mendojë që banorët e Kosovës, gjithashtu kanë dhënë mendimin e tyre. Kjo nuk është kështu, pse e them unë, kusht i shkruar, por nuk do të ketë hyrje as të Serbisë, as të Kosovës në BE deri atëherë kur në tërësi nuk pajtoheni dhe derisa dy vendet nuk e pranojnë në mënyrë të qartë njëra-tjetrën. Më duket se Serbia në këto momente dhe në këtë aspekt është duke ndërmarrë mjaftë hapa”, ka potencuar ajo./Indeksonline/