E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Në kohezion me etnosin”, piktori nga Gjakova ekspozitë me 27 vepra në Përmet

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ “Në kohezion me etnosin” titullohet ekspozita e piktorit nga Gjakova, Xhevdet Spahija, e çelur ditët e fundit në Përmet.

Në hapjen e ekspozitës ishte e pranishme ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetarja e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, artistë, qytetarë etj.

“Surprizë e bukur kur e gjen Kosovën në Përmet. Nisesh për konsultimet publike mbi Qendrën e Vizitorëve të Vjosës dhe shijon një tjetër ekspozitë nga piktori Xhevdet Spahija. Plot 27 vepra të realizuara në kohë të ndryshme erdhën këtë nëntor në Qendrën Multifunksionale “Odhise Paskali” të Përmetit për të rejat dhe të rinjtë përmetarë si një mundësi më shumë për të njohur figurat historike dhe etnografinë tonë”, shkruan Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Sipas piktorit Spahija figurat historike edhe etnografia duhet të njihen e vlerësohen sidomos nga brezat e rinj. Atij i është dashur të studiojë mirë çdo detaj për ta nxjerrë një punim me elementet sa me reale për historinë.

Spahija ka spikatuar me punimet në pikturë prej viteve 1970, ndërsa ka punuar dhe si pedagog i arteve figurative. Pikturat e tij janë vlerësuar nga kritika për motivet që përcjellin dhe mjeshtërinë e lartë artistike.

1 nga 8

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›