Retro/Press: Njeriu lind!
As kam besuar dhe as që do të besojn kurr në atë filosofi të tepër të butë e të mëshirëshme që na mëson se njerëzit janë një soj dhe se ajo q’i bën të duken të ndryshmë është gjendja shoqërore, influenca që ka mbi “ta vëndi dhe shoqëria në të cilën jetojnë njerëzit”.
Njeriu lind dishka. Konditat e ambjentit në të cilin lind, mund ta lehtësojnë ose t’a pengojnë zhvillimin e tij. Po njeriu lind: ashtu siç lind me sy të kaltërtë ose të zes të cilët mbasandej nuk ndryshojnë me bojë, ashtu edhe gjënderat e tij ednokrinale, temperamenti e tij, formacioni i trurit të tij kanë disa karakteristika të caktuara qysh në fillim. Njeriu do të ngjasë në dikënd në fis të vet. Njeriu nuk ësht, në lindje, një dërrasë e pa shkruara. Njerëzit janë të ndryshmë qysh në lindje. Këjo është bindja ime e patundur.
Ajo që ka shtyjtur shumë njerës të besojnë se njerëzit janë një soj është fenomieni i përdittëshëm që kemi parasysh: turma. Një mijë çinezë, një mijë indjanë, një mijë amerikanë ose çfarë do popull, të shikuar në grupe duken një lloj. Në realitet truma e njerëzve nuk paraqet në sy asnjë varietet. Ca sepse njerëzit e turmës me të vërtetë janë tepër të njëllojshëm me njeri tjetrin, por ca sepse kur shikohet një grumbull njerëzish nuk shikohen kurrë detajet, por vërehet e gjitha, si kur i kërkojmë përnjiherësh ekspresionin e saj syathetik-tërësor dhe jo detajet e bojërave me të cilat është bërë ajo kuadro. Se në fund edhe njerëzit që përbëjën turmën kanë ndryshime të mbëdha. Ata që idolatrizojnë turmën si një qënie më vethe të saj, janë ata q’e perkedhelin për interesa të ndyrshme, janë demagogët: ata që gënjejnë popullin.
Njerëzit e letrave thonë: poeti lind e nuk bëhet. Njerëzit e shkencave thonë: shkencëtari lind, ka instiktin e gjykimit qysh në vogli (Edisoni). Ushtarët thonë: Komandanti lind me vullnet dhe me fuqin e Vullnetit (Napoleoni). Kështu flitet në të gjitha rastet kur flitet për njerës që kanë arrijtur maja të larta në çdo degë.
Edhe gjithë këjo forcon bindjen se njerëzit s’janë një soj, por që kur lindin janë dishka dhe zhvillimi ose jo, i keq ose i mirë, i kësajë dishkaje i detyrohet rethanave, (ambientit).
Borealis