E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 26 shtator 1849 Ivan Pavlov

Ivan Pavlov u lind në Riazan, në Distriktin Qendror Federal të Rusisë, ku i ati ishte prift i fshatit, më 26 shtator 1849. Arsimin fillor e të mesëm e nisi si nxënës i Seminarit Fetar të Riazanit, por e la për t’u regjistruar në Universitetin e Shën Petërburgut, ku studioi shkenca natyrore dhe u bë fiziolog. Në vitin 1875 Pavlov e përfundoi kursin me nota të shkëlqyera dhe u diplomua si Kandidat në Shkencat Natyrore. Sidoqoftë, i sunduar nga interesi i tij në fiziologji, ai vendosi të vazhdonte studimet dhe bëri kështu në Akademinë e Kirurgjisë Mjekësore. E mori doktoraturën në vitin 1878 dhe përfundoi kursin e tretë në vitin 1879, duke marrë sërish Medalje të artë. Pas një ekzaminimi të fortë, Pavlov fitoi një bursë në Akademi dhe bashkë me të edhe pozicionin e drejtorit të Laboratorit Fiziologjik në klinikën e mjekut të famshëm rus S.P. Botkin, gjë që i dha mundësi të vazhdonte me punën kërkimore. Në vitin 1883 paraqiti tezën e doktoraturës mbi subjektin Indet centrifugale të zemrës. Pavlov mbahej me të madh nga qeveria sovjetike dhe qe në gjendje të vazhdonte kërkimet deri në moshë të shtyrë. Ai fitoi çmimin ‘Nobel’ në Mjekësi. Pas vrasjes së Sergej Kirovit në vitin 1934, Pavlov i shkroi disa letra Molotovit, duke kritikuar persekutimin në masë që erdhi pas kësaj dhe duke kërkuar rishqyrtimin e rasteve të disa prej njerëzve të cilët ai i njihte personalisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›