Ne kundersulm diplomatik- Serbia kerkon hetime per trafikun e organeve

Ne duam qe permes mjeteve teresisht demokratike te sigurojme se do te kete drejtesi per njerezit qe kane humbur jeten ne nje menyre kaq te tmerrshme ne Kosove tha pa dhene detaje Gordana Comic nje perfaqesuese e Serbise ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se.
Projektrezoluta eshte depozituar ne organet perkatese te Organizates per Bashkepunimin dhe Sigurine ne Europe ne nje kohe qe ajo do te mbaje deri te dielen sesionin vjetor ne qytetin e Beogradit. Aty pritet te kete debate te forta ne Komisionin per Demokracine Te Drejtat e Njeriut dhe ceshtjet humanitare.
Kerkesa e Serbise ka ne baze te saj rekomandimin e fillimit urgjente te hetimeve te pavarura dhe nderkombetare nen mandatin e Kombeve te Bashkuara per heqjen dhe shitjen e organeve njerezore sipas Serbise qe jane bere ne Kosove gjate dhe pas luftes me 1998-1999.
Serbia ka insistuar prej kohesh ne kete hetim qe kur Keshilli i Europes nepermjet raportit te Dick Marty akuzoi ne dhjetor se nje grup guerrilasish shqiptare kane pas ngritur kampe ku shume serbe jane vrane dhe iu jane marre organet per ti shitur.
Keto akuza jane duke u hetuar nderkohe edhe nga misioni i BE ne Kosove EULEX por Beogradi zyrtar nuk ka aspak besim ne kete hetim duke kerkuar hetim jashte Kosoves.
Autor AFP/ Aurel Borici
RedaktoiAida Cama