E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per ndertimin e nje xhamie ne Prishtine

Bashkesia Islame e Kosoves dhe disa organizata joqeveritare te besimit islam vazhdojne te kerkojne qe ne qender te Prishtines komuna tu ndaje nje lokacion per ndertimin e nje Xhamie te madhe e cila do te permbushte kerkesat e besimtareve myslimane per te kryer rite fetare. Kjo kerkese thone ata eshte bere vite me pare por komuna akoma nuk ka gjetur nje lokacion per ndertimin e Xhamise. Qindra besimtare myslimane cdo te premte po e bejne faljen e gjymase ne ambiente te hapura si shenje proteste dhe presioni per te realizuar kerkesen e tyre.

Njeri nga organizatoret e protestave Fuad Ramiqi nga organizata joqeveritare Bashkohu thote per DW. Qe 12 vjet ne bejme namaz jashte ne temperatura ekstreme ne te ftohte ne te nxehte ne shi dhe ne bore dhe ne pritje te klases politike qofte te nivelit qendrore dhe lokal qe kerkesa jone te realizohet. Me protestat tona si shoqeri civile ne e kemi pare te arsyeshme qe ti japim nje mbeshtetje edhe Bashkesise Islame te Kosoves thote Fuad Ramiqi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Besimtaret myslimane mbajne lutjen jashte

Edhe Bashkesia Islame e Kosoves kerkon ndertimin e Xhamise ne qender te Prishtines mirepo nuk qendron prapa protestave ne rruge te besimtareve myslimane te cilet gjate nje proteste u perleshen me policine e Kosoves. Keshtu thote per programin tone zedhenesi i Bashkeise Islame te Kosoves Resul Rexhepi.

Nje pjese e vogel e shoqerise civile organizata joqeveritare kane ndermarre masa duke pretenduar se ata po mbeshtesin Bashkesine Islame te Kosoves kerkese te cilen ne e kemi paraqitur vite me pare ne kuvendin komunal te Prishtines. Pra ne nuk qendrojme prapa protestave thote Resul Rexhepi.

Sidoqofte protestuesit e besimit myslimane vazhdojne te kembengulin ne mbajtjen e protestave madje ata i kane dhene nje afat nje gushtin kuvendit komunal qe te ndaje lokacionin per ndertimin e Xhamise ne te kunderten protestat do te radikalizohen.

Zedhenesi i komunes se Prishtines Muhamet Gashi thote se komuna eshte ne kerkim te lokacionit per ndertimin e Xhamise mirepo komuna sipas tij nuk pranon afate kohore. Komuna e Prishtines do te perfille te gjitha procedurat ligjore per caktimin e lokaicionit dhe nuk mund te jete nje gushti date e sakte kur do te ndahet lokacioni mirepo procedurat tashme kane filluar dhe duhet perfillur te gjitha procedurat ligjore thote Muhamet Gashi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kurban KosoveShume analiste thone se mosndarja e lokacionit per ndertimin e Xhamine e madhe dhe protestat ne rruge te besimtareve myslimane mund te rezultoje me sic thone ata radikalizim te islamit ne Kosove. Mirepo ky konstatim hedhet poshte nga Fuad Ramiqi organizator i protestave. Radikalizimi nuk mund te ndodhe sepse edhe toleranca fetare dhe tradita edhe kultura edhe shume vlera tjera e kane percjellur gjithmone kombin shqiptar thote Fuad Ramiqi.

Sidoqofte megjithe keto deklarime dite me pare ne oborrin e Universitetit te Prishtines disa persona filluan te hapin sic thone ata themelet e Xhamise. Keto themele u vendosen perballe Katedrales se Prishtines e cila u ndertua nje vit me pare.

AutorBekimShehu

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›