E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbrëmje miqësorja Shqipëri- Irlanda e Veriut

Kombetarja e Shqiperise do te zbrese sot ne oren 20:45 ne fushen e “Qemal Stafes” ku do te perballet ne nje ndeshje miqesore kunder Irlandes se Veriut, sfide kjo e cilesuar nga trajneri Josip Kuzhe si shume te rendesishme per te ardhmen e skuadres kuqezi. Per kete arsye tekniku kroat pritet te zbrese ne fushe me te gjithe titullaret e tij, nderkohe qe dyshimi i vetem bie mbi Lorik Canen.

Kapiteni i Sanderlendit ka probleme fizike dhe aktivizimi i tij do te vendoset vetem ne minuten e fundit. Sa i perket formacionit qe do te zbrese ne fushe qe nga minuta e pare, megjithese Kuzhe nuk e ka zyrtarizuar 11-shen titullare e sigurte eshte rikthimi ne porte i Arjan Beqaj, i cili mungon ne kombetare prej nje periudhe te gjate per shkak te demtimit ne shpatull.

Ne mbrojtje rebusi i vetem i takon Lorik Canes, i cili nese do te aktivizohej do te formonte dyshen e qendres bashke me Debatik Currin. Ne krahe te repartit difensiv pritet te luajne, ne te djathte Armend Dallku, ndersa ne te majte Kristi Vangjeli. Nese Cana nuk do te rikuperohej, Dallku do te spostohej ne qendert, ndersa nje vend si titullar do te fitonte Andi Lila.

Nje tjeter rikthim ne kombetare eshte ai i kapitenit Altin Lala qe bashke me Ervin Bulkun do te krijoje uren lidhese mes mbrojtjes dhe mesfushoreve te tjere, Ansi Agolli, Klodian Duro dhe Ervin Skela. Ky i fundit do te kete detyra te ndihmoje sulmuesin e vetem Erjon Bogdani.

Me kete formacion, trajneri Kuzhe kerkon te marre maksimumin, qe sipas tij do te permiresonte shume atmosferen ne kombetaren shqiptare perpara nisjes se eliminatoreve te kampionatit Evropianin 2012.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›