E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apollonia në rrezik

Egersia e natyres apo indiferenca e shtetit ka qene kaq e madhe sa nje thesar i arkeologjise dhe historise shqiptare si Apollonia po shkon drejt rrenimit?! Veshtire se mund ti japesh nje pergjigje te sakte kesaj pyetje teksa shesh se si te gjithe objektet dhe monumentet e portikut te poshtem te muzeut ne Apolloni jane evakuar apo teksa konstaton carjet qe ka pesuar muri i portikut. Nje shirit ndalim kalimi te kujton skenat e krimeve dhe aksidenteve por ne fakt behet fjale per nje rrezik permanent te shembjes se murit perderisa rreshqitjet e dheut prej shirave te shumte qe kane rene kete vit kane demtuar seriozisht murin mbajtes te muzeut.

Marin Haxhimihali, drejtori i parkut arkeologjik te Apollonise qe shtrihet ne me teper se 700 hektare qe na shoqeroi gjate gjithe udhetimit tone neper Apolloni veren se te vetmit aleate qe i jane gjendur ne menyre urgjente jane gazetaret dhe mediat qe sensibilizuan menjehere per situaten e rende.

Perndryshe shkresat zyrtare qe mund te kish derguar kushedi se kur do te merrnin pergjigje. E pikerisht prej ketij sensibilizimi erdhi edhe levizja e menjehershme e strukturave qe se paku evakuan 36 objektet statuja, vazo dhe sarkofagun e madh qe paraqisnin nje rrezik shume te prekshem nese do te vazhdonin te qendronin aty ku jemi mesuar te gjithe ti shohim qofte edhe pa vizituar Apollonine por permes kartolinave dhe imazheve te shumta. Ku u nisem drejt Apollonise e cila ndodhet vetem 12 km larg Fierit ne fakt moti ishte me ne pasi nuk binte shi cka do te minimizonte fotografimin e situates ne te cilen ndodhet muri mbajtes i muzeut.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›