E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato pritet të kthehet kundër United


Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka shmangur një dëmtim serioz të kofshës në fitoren e fundit kundër Atalantas.

Pato do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Romës, por ka shpresa që të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, atë të kthimit kundër Manchester United.

Mbrëmjen e kaluar faqja zyrtare e Milanit konfirmoi se testet mjekësore nuk kanë gjetur 'dëmtime të rënda të muskulit të kofshës', duke i dhënë shpresa trajnerit Leonardo të llogarisë në të për takimin e javës së ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›