Tiranë, ortodoksët kremtuanPashkët, ringjalljen e Krishtit
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Elbasan, besimtarët kremtuan Pashkët
Të dielën, besimtarët ortodoksë në mbarë botën kremtojne Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Dita e Pashkëve ortodokse nuk përkon me atë të Pashkëve katolike, pasi Kisha ortodokse ndjek kalendarin julian, jo atë gregorian. Për Kishën ortodokse, Pashka është festa më e rëndësishme që kremtohet në familje ose me miq.
Mesnatën e kaluar është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve në kishat ortodokse në Shqipëri.
Në Katedralen ortodokse të Tiranës, kryepeshkopi ka mbajtur meshën për besimtarët që ndoqën ceremoninë. "Duke kremtuar Pashkën, ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati, që shpesh është i vështirë për t'u dalluar. Në kohët e sotme do të thotë largim nga korrupsioni e gënjeshtra, paligjësia e mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore", tha në fjalën e tij kryepeshkopi Anastas.
Meshat e shenjta janë mbajtur në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë. Besimtarët nisën ceremonitë e Pashkëve që të premten, e quajtur dhe e premtja e zezë e deri në mesnatën e djeshme.
Gjatë gjithë Javës së Madhe janë ndjekur kremtime të veçanta, në përkim me ngjarjet e Ungjillit. Në Greqi, gjatë së Shtunës së Madhe, kremtohet procesioni, pastaj Mesha e mesnatës, gjatë së cilës prifti troket tri herë në portën e madhe të kishës dhe kumton Ringjalljen e Krishtit. Këndohet himni i Ringjalles e në kishë përhapen gjethe dafine dhe besimtarët mbajnë në duar qirinj, të cilët duhet t’i çojnë ashtu, të ndezur, deri në shtëpi.
Në ish-vendet sovjetike, të Premten e Madhe shkohet në Kishë, ku bekohet ëmbëlsira tipike e Pashkëve e cila ngjason panetones së botës perëndimore, por pa rrush të thatë, ku janë vendosur edhe vezë të ziera të ngjyrosura me të kuqe.
Të krishterët ortodoksë në Lindjen e Mesme e përkujtojnë këtë ngjarje qysh në kohët e lashta ku Pashkët shënojnë kulmin e Javës së Shenjtë deri të dielën ku përkujtohet ringjallja e Jezusit tre ditë pas kryqëzimit të tij .
Shumë pelegrinë mblidhen të shtunën për të ndjekur Meshën e mesnatës, në Kishën e Varrit të Shenjtë në qytetin e Vjetër të Jeruzalemit ku besohet të jetë kryqëzuar Krishti e ku besimtarët besojnë se ai u varros për t'u ringjallur pas tri ditësh.
Redaksia online
(l.ç/ar.sh/ad.ti/shqiptarja.com)