Ne mos falje zgjatje te shlyerjes se borxhit

Inxhinier ndertimi bashke me te shoqen me shtepi e katandi qe ne moshen 35 vjec Aleksandos sivjet i hoqi tri vajzat e mitura nga shkolla private. Ka tre muaj pa u paguar nga firma e tij dhe kesti mujor i kredise se shtepise prej 800 eurosh i qendron si lak ne fyt. U vertetua plotesisht profecia tronditese e komikut te madh modern grek Hari Klin i cili qe ne vitin 1983 thoshte se pas 30 vjetesh Greqia do te jete nje vend i falimentuar dhe qytetaret e saj ne cakun e varferimit ekstrem thote dhe nxjerr i-podin e tij per ta lexuar te plote. Vertet sot shteti vetem sa nuk e shpall zyrtarisht falimentimin e tij kurse me mijera qytetare shpallin falimentimin e tyre dhe u drejtohen bankave duke kerkuar rregullim te ri me te favorshem te kredise ose dhe falje te borxhit.
Rekord aplikimesh falimentimi 30.000 per nentemujorin
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lajme jo te mira nga gazetat greke
Shifrat jane shokuese. do debitor ka mesatarisht 100.000 euro borxh. Rreth 30.000 ka arritur numri i aplikanteve per falimentim per nentemujorin. Deri ne fund te vitit parashikohet te shtohet dhe me 10.000 te tjere. E deshmon qarte dhe fluksi i perditshem i debitoreve te mbytur ne borxhe ne zyrat e Organizates Jo Qeveritare EKPIZO ne rrugen Sturnari 17 ne qender te Athines qe merr persiper ti informoje per te drejtat e tyre konform ligjit por edhe tu rekomandoje avokate te saj ne tratativat me bankat. Kemi kestin dhe nuk mund ta shlyejme jane 1.600 euro ne muaj i thote DW Llambros Margaritis tek del ne trotuar me nxitim si per te mos e pare njeri. Megjithese me fat qe ende kane pune sic thote ai si nepunes privat po keshtu edhe e shoqja e tij Sofia si nepunese ne bashki nuk mund te paguajne kredine prej 250.000 eurosh qe moren nga banka per shtepine dykateshe qe ndertuan vete. Nuk mund te paguajme kestin se na kane prere rrogat rreth 1.000 euro te dyve thote dhe shikon nga e shoqja si per ti kerkuar ndihme ne kete apologji te tij. Rriten cmimet e ushqimit ulen rrogat. Tre femije qe studiojne kredi e larte buxheti shkoi ne djall nga keto qe ndodhin nuk ia dalim dot mbane thote Sofia dhe me shume se per kredine mendon per djalin e vet te madh qe mbaroi Politeknikumin e Athines dhe do te emigroje. Greqia thote po ha femijet saj per shkak te politikaneve qe ka.
Vetem 60 e kerkesave jane pranuar nga bankat per rregullim te ri te borxhit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rruga qendrore Ermous ne Athine
Premise per rregullimin e borxhit eshte qe debitori te deshmoje pamundesi te perhershme dhe reale mospagimi te borxhit. Fillimisht duhet ti drejtohet bankes te informohet per borxhin. Pastaj te paraqese vete nje propozim rregullimi. Ne qofte se nuk pranohet i drejtohet gjykates se shkalles se pare qe ne rast mospajtimi gjykon ceshtjen dhe vendimi eshte i detyrueshem per te dyja palet. Vetem 60 e kerkesave jane pranuar nga bankat qe ligji i detyroi ne raste te pakta te falin dhe gjithe borxhin. Per vitin 2011 me rregullimet kane per te falur gjithsej rreth 2.5 miliarde borxhe. Vij tani te pyes dhe te bej dhe kerkese. Te shoh cmund te perfitoj i thote DW Antigoni Strati e papune dhe e divorcuar me dy femije. Ka marre 3 kredi konsumi nga banka te ndryshme paguan 240 euro ne muaj por sic thote Tani nuk mund te paguaj as 50 euro.
Me kot bankat mundohen te frenojne numrin e aplikanteve me programe joshese per banesen e pare per te cilen shtyjne afatin e shlyerjes se kredise me kambiale ne masen 85 te saj dhe deri ne 20 vjet. Fucia pa fund e shkurtimeve te pagave dhe pensioneve rrit gjithnje e me teper numrin e te falimentuarve pensioniste apo nepunes te sektorit publik qe arijne ne 1/3 e numrit total te aplikanteve. Merrja 1.200 euro dhe tani marr 800. Punoj ne radion shteterore. Kam kredi strehimi 100.000 euro dhe po aq ne karta krediti. Paguaj vetem kredine e shtepise por me kot. Nuk kam per ta shpetuar thote Mikaela Lambrinidu. Shembuj karakteristike kreditimi te tepruar ka plot sipas EKPIZO. Nje mesues liceu iu drejtua per ndihme me nje barre te madhe borxhesh kredi strehimi 60.000 euro kredi konsumi 16.000 euro dhe kater karta krediti 40.000 euro.
Emigrantet Te pakten te kemi nje qeramidhe mbi koke
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pakenaqesia arrin kulmin
Kam familje kam nje femije te vogel per fat te keq edhe gruaja ime nuk ka pune stabel thote Marko Gollosi dhe rrefen peripecine e tij. Pa pune qe ne vitin 2009 dhe me nje kredi prej 100.000 eurosh per shtepine e blere ne vitin 2005 me nje greqishte brilante qe ishte e pamundur ta dalloje se ishte shqiptar. Nuk e mendoj veten te flej ne rruge me femijen me gruan me mamane ose me vellain thote Markoja dhe shprehet i vendosur per ta shpetuar shtepine. Si ai po keshtu edhe vellai i tij Grigori qe ka blere nje shtepi me te vogel 55 metra katrore por mori 100.000 euro kredi per ti ardhur ne ndihme vellait duke u bere bile garante per njeri-tjetrin. Kemi shume kolege qe kane te njejtin problem dhe jane me tre dhe kater femije thote Grigori nga ana e tij. Qe te dy cuditen se si kredia nuk pakesohet. Kemi paguar me shume se 80.000 borxh cdo njeri. Nga shuma qe morem nga banka jane ulur vetem 40.000 euro. Si perfundim tani i kemi borxh bankes 160.000 dhe kemi paguar pothuajse komplet parate qe i kemi marre borxh bankes thote Markoja dhe shprehet i vendosur te gjeje nje avokat vete. Te pakten te kemi nje qeramidhe ne koke thoshin prinderit tane apo jo shton Markoja. Per te strehuar endrrat e tij ne kete dimer te veshtire grek metaforik por edhe te vertete qe sivjet erdhi shpejt si dimri i Korces sikunder thote.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Angjelina Verbica