E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetje Sirise. Qeveria e Libise njeh komitetin opozitar

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi ka njohur zyrtarisht komitetin e opozitës siriane si autoritetin legjitim të Sirisë, ndërsa në këtë vend vazhdojnë trazirat prej disa muajsh kundër presidentit Bashar Al Asad.

Komiteti i opozitës siriane vepron në mbrojtje të popullit në Siri, por është ndalur në kërkesën për ndërhyrje të jashtme ushtarake në vend.

Drejtuesit e tij bëjnë thirrje që protestat në Siri të mbeten paqësore për të parandaluar që vendi të rrëshqasë drejt një lufte civile sic ndodhi në Libi. Ndërkohë në Siri prej një jave vazhdojnë manifestimet e organizuara shtetërore në mbështetje të presidentit Al Asad, të organizuara për t’i treguar opinionit ndërkombëtar se autoritetet e Damaskut gëzojnë ende mbështetjen e masave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›