Zyrat statistikore ne Gjermani kane pervoje shume te madhe me ruajtjen e te dhenave

Delet numerohen jo njerezit Me kete slogan aktivistet e te drejtave te njeriut mobilizuan ne vitin 1981 aq shume qytetare ne protestat kunder numerimit te popullsise saqe Gjykata Supreme Federale e Gjermanise e ndaloi asokohe numerimin e popullsise ne formen e parashikuar. Numerimi u arrit te behej ne vitin 1987 dhe u shoqerua nga protesta te shumta. Tani ne Gjermani serish po numerohet popullsia por protestat ne kohen e facebookut ku njerezit nuk e kane problem ta ekspozojne jeten e tyre private ne internet jane shume me te vogla. Kjo ka te beje edhe me metoden e numerimit. Me te na njeh me hollesisht nje interviste e zhvilluar nga Anila Shuka me zedhenesin e Zensus 2011 Klaus Poetzsch nga Zyra Statistikore Federale e Gjermanise ne Wiesbaden.
DW Zoti Poetzsch na ndajne 23 vjet qe nga numerimi i parafundit i popullsise me1987. Pse ka pritur Gjermania kaq gjate kur OKB-ja sugjeron qe numerimi te behet cdo dhjete vjet
Poetsch Kur u be numerimi i fundit ne Republiken Federale Gjermane ne vitin 1987 pati protesta te shumta nga ana e popullsise dhe qeveria hezitoi per nje kohe te gjate. Ajo kishte frike nga reagimi i popullsise por edhe donte te krijonte nje model numerimi qe e ngarkon me pak me pyetje popullsine. Rezultati eshte ai qe kemi sot Formulari per banesat i eshte derguar cdo personi qe ka pronesi banimi aty nuk ka pyetje personale. Formulari qe merr informacion per ceshtje personale eshte derguar vetem te 10 per qind e njerezve. Deri tani rezonanca ka qene shume e mire. Data kyce ishte 9 maji. Anketimet jane duke u permbyllur dhe gatishmeria e popullsise per tu pergjigjur perllogaritet te jete shume e larte mbi 90 perqind.
DW Nga do ti merrni te dhenat e tjera qe ju duhen per numerimin
Poetsch Parimi baze i ketij censusi eshte qe ne te perdorim te dhena te cilat ekzistojne tashme ne administraten publike. Kjo do te thote te dhena te regjistrit te popullsise ne zyrat e regjistrimit te banoreve. Ato kane te dhenat me te rendesishme demografike per secilin qytetar ne Gjermani pra emri mosha gjendja familjare dhe adresa dhe keto te dhena ne i mbledhim per te numeruar popullsine.
DW Ju po e beni numerimin e popullsise me kerkese te Bashkimit Evropian. Ku qendron ndryshimi mes pyetesoreve tuaj dhe atyre te BE-se
Poetsch BE-ja ka percaktuar vetem disa tipare. Ato mund te kene vecori te ndryshme nga njeri vend ne tjetrin. Per shembull ne Gjermani ekziston nje lloj gjendjeje familjare qe nuk ekziston ne vende te tjera kjo eshte bashkejetesa me persona te se njejtes gjini. Kjo eshte nje pike qe gjendet ne formularet tane por qe ne shume vende mungon.
DW A ka ndonje tipar te cilin e keni shtuar
Poetsch Ne ne Gjermani shtuam dy tipare Besimin fetar dhe sfondin e migracionit definicionin per te cilin e kemi zgjeruar ne krahasim me ate evropian. Pra ne rang Evrope ishte kerkuar qe te jepej vetem sfondi i migracionit te personave te pyetur ndersa ne ne Gjermani pyesim se edhe per prindit se a jane te ardhur dhe ne se po nga cili vend.
DW Perse i duhet shtetit gjerman ky informacion
Poetsch Ne kemi ne Gjermani disa probleme me integrimin e disa grupeve imigrantesh. Vetem para dy ditesh dolen te dhena te reja te Zyres Federale te Statistikes ku thuhej se imigrantet ose femijet e tyre jane me te rrezikuar nga varferia se te tjeret. Ne na duhet jo vetem numri i migranteve por edhe strukturat demografike dhe sociale te tyre ndarja e tyre sipas moshes arsimit dhe punesimit. Keto informacione i nevojiten shtetit per te hartuar politikat integruese.
DW Ne Gjermani ky dy pakica etnike danezet dhe sorbet perse nuk keni pyetur edhe per kombesine
Poetsch Tipari i perkatesise etnike nuk kerkohej nga BE-ja. Ne kete nuk e konsideruam si te rendesishem sepse nuk kemi ndonje problem me keto pakica. Ato jetojne prej disa qindra vjetesh ne territorin gjerman jane te integruara dhe kane perfaqesite e tyre neper parlamente.
DW E vetmja pyetje fakultative ne pyetesorin tuaj eshte ajo e besimit fetar. A nuk mendoni se kjo mund te jape nje pamje jo shume te sakte te situates ne vend
Poetsch eshtja e besimit fetar eshte nje ceshtje shume e ndjeshme. Ne ose me sakte ligjvenesi ka vendosur qe pergjigjen e saj ta lere fakultative per te mos e vene ne rrezik pranueshmerine e numerimit te popullsise. Ne llogarisim megjithate qe kjo pyetje ne te shumten e rasteve do te pergjigjet. Nuk duam numrin e sakte por nje shifer te perafert prej se ciles do te mund te arrijme ne rezultate te logjikshme.
DW Shpresoni te evidentoni edhe ilegalet
Evidentimi i ilegaleve nuk eshte i mundur. Sigurisht qe ka nje zone gri ne rezultatet tona. Por une dua te them se te dhenat qe mbledhim ne ne fund do te paraqiten vetem ne forme te anonimizuar pra edhe ne se nje njeri eshte ilegal ne Gjermani dhe bie ne numerimin e popullsise sepse banon ne banesen e zgjedhur nga ne ai nuk ka pse te kete frike qe keto te dhena do ti dergohen ndonje organi tjeter zyrtar.
DW Si e garantoni ju ruajtjen e te dhenave
Poetsch Zyrat statistikore ne Gjermani kane nje pervoje shume te madhe me ruajtjen e te dhenave. Ne punojme qe prej disa dekadash me te dhenat e qytetareve sipermarresve dhe ndermarrjeve dhe jemi te detyruar me ligj te ruajme fshehtesine e tyre. Nuk ka pasur ndonje rast te lidhur me statistiken ne Gjermani ku kjo te jete lenduar. Shumica e te dhenave jane tek ne ne sisteme te izoluara kompjuterike te cilat nuk kane asnje lidhje me internetin a dicka te ngjashme. Pra asgje nuk del jashte.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Angjelina Verbica