E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ndërtim, 100 mijë shtëpi të përkohshme

Kryeministri japonez, Naoto Kan, ka njoftuar dje mbi planet e qeverisë së tij për të ndërtuar 100,000 shtëpi të përkohshme, në të cilat do të strehohen të evakuarit, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Shifrat zyrtare tregojnë mbi 135,000 njerëz të strehuar në 2,5000 qendra strehimi, kryesisht shkolla. Sipas Kan, 30,000 shtëpi do të përfundojnë deri në fund të muajit maj. Dje, qeveria japoneze miratoi një buxhet shtesë prej 50 miliardë dollarësh, për financimin e rimëkëmbjes. Kryeministri Kan u bëri thirrje japonezëve që ti shpenzojnë paratë e tyre nëpër festa, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Plani i qeverisë së Kan për shtimin e buxhetit pritet të votohet në Parlament gjatë javës së ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›