E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja kontribuuesja më e madhe për Maqedoninë

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 14:31

Për Maqedoninë, gjatë dy dekadave të fundit janë ndarë 2 miliardë dollarë, në emër të donacioneve të jashtme.

Pas ndarjes së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia dhe pavarësia e saj, televizioni Alfa ka siguruar të dhënat për rreth 11 shtete, që kanë dhënë ndihma financiare, ndërsa përgjigjet janë dhënë nga SHBA, Gjermania, Holanda, Japonia, Zvicra, Austria, Britania e Madhe, Suedia, Spanja, Çekia dhe Greqia.

SHBA-ja është vendi që ka kontribuar më shumë me ndihma dhe donacione për Maqedoninë.

Vetëm nga ky vend, janë përfituar mbi 1 miliardë dollarë, gjysma e donacioneve ka qenë për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të demokracisë, ndërsa shuma të mëdha janë harxhuar edhe në arsim dhe mbrojtje.

Pas SHBA-së, vjen Gjermania me 420 milion dollarë, ndihma për ekonomi, demokraci, sektorin energjetik dhe ujëra. Vendi i tretë është Holanda me 290 milion dollarë, me projekte në fushën e arsimit dhe zhvillimit të sektorit privat, por edhe në mbrojtje. Pas tyre vijnë Zvicra dhe Japonia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›