E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Nuk kam punë me bandat e 21 janarit

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 13:30

Ish-kreu i PS-së në Shqipëri, Fatos Nano, ka mohuar të ketë pasur një takim me pasardhësin e tij në këtë parti, Edi Rama. Lajmi për një takim të mundshëm mes dy figurave të majta është përhapur, pasi Rama i shoqëruar nga deputetët Stërkaj dhe Doshi ka darkuar në të njëjtin lokal në qendër të Tiranës, ku rastësisht ka qenë i pranishëm edhe Nano.

Ish-kryeministri i Shqipwrisw me kwtw rast deklaroi: “Nuk kam asnjë marrëdhënie me asnjërën nga bandat e 21 janarit”.

Ky lajm është përhapur me shpejtësi në redaksitë e medieve, për t’u bërë lajmi i ditës. Burimet e lajmit tentuan ta trajtonin atë si ‘takim mes Ramës dhe Nanos’, vetëm dy javë para zgjedhjeve të 8 majit, kur Rama është në garën e tij për mandatin e katërt në Tiranë.

I kontaktuar në telefon nga gazeta “Panorama”, ish-lideri socialist, Fatos Nano, hodhi poshtë takimin me pasardhësin e tij në krye të PS-së. Madje deklarata e tij fshin çdo hamendësim se një takim i tillë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“Besoj është e qartë për të gjithë se nuk kam asnjë marrëdhënie me asnjërën nga bandat apo banditët e 21 janarit”, tha Nano për “Panorama”, i pyetur nëse ka pasur një takim me Edi Ramën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›