Ne ngerc ekstradimi i Kelmendit

Misioni EULEX nuk ka marrë asnjë kërkesë nga autoritetet e Bosnje e Hercegovinës për ekstradimin e bosit të krimit Naser Kelmendi, deri para pak ditësh i shumëkërkuar nga Interpoli.
Sipas raportimeve të mediave kosovare, në adresë të misionit evropian për rendin dhe ligjin nuk ka mbërritur asnjë shkresë zyrtare për këtë çështje. Ndërkohë, Kelmendi u arrestua sërish mbrëmjen e së martës, me urdhër të një prokurori të EULEX-it, pasi u lirua nga paraburgimi për skadim të afatit prej 48 orësh. Për Kelmendin pritet të mbahet një seancë dëgjimore ditën e enjte, raportojnë më tej burimet mediatike, të cilat shtojnë se personi në fjalë është nën hetim për krim të organizuar. Çështja është e komplikuar për shkak se mes Kosovës dhe Bosnjes nuk ka marrëveshje ekstradimi, pasi shteti me tre republika nuk e ka njohur ende pavarësinë e shtetit të ri. Stafi i misionit EULEX pranë Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës ka bërë me dije se ka kontaktuar autoritetet boshnjake, por duke qenë se ai vepron në bazë të legjislacionit kosovar, nuk ka mandat të bëjë ekstradimin e asnjë qytetari drejt BeH-së. “Legjislacioni i Kosovës ka lejuar që zoti Kelmendi të qëndrojë në arrest për 48 orë. Në bazë të legjislacionit të Kosovës, shtetasit e Kosovës nuk mund të qëndrojnë në paraburgim me qëllim të ekstradimit nëse nuk ekziston një marrëveshje ndërkombëtare për këtë çështje”, ka sqaruar misioni evropian në një komunikatë për shtyp. Kelmendi dyshohet për drejtimin e një organizate kriminale të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik për në Evropë përmes Ballkanit.