E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarohet Blerina Kllokoqi-Rugova

Pak ditë më parë, kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova prezantoi koleksionin e ri te veshjeve , ‘haute couture’ brenda një treni ku të pranishëm ishin shumë fytyra eminente, ndër ta edhe zyrtarëve të lartë politik, si presidentja e Kosovës, Atefite Jahjaga, lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe Ambasadorja amerikane Tracy Ann Jacobson.

Ndërkaq, gjatë mbajtes së sfilatës, xhirimi për media nuk u lejua me arsyetimin se incizimet do të siguroheshin për media nga stafi i kreatores kjo për shkak të pamundësisë së pranimit të të gjithë gazetarëve,në trenin ku u mbajt sfilita.
Pak minuta para se të fillonte sfilata, teksa po u sqaronte gazetarët arsyen pse nuk mund të pranoheshin në tren, kreatorja u shpreh. “Ky është protokoll shtetëror”.

Ndërkaq, Kllokoqi-Rugova ka lëshuar sot një sqarim për medie duke mohuar faktin se ajo çfarë ka thënë, ka pasur të bëjë me institucionet e presidencës apo institucione tjera shtetërore:

“Marr shkas nga shkrimet e njëpasnjëshme që po shkruhen prej disa ditësh në media,tu drejtohem me këtë komunikatë, për të sqaruar edhe njëherë keqkuptimin që ndodhi vetëm disa minuta para se të fillonte sfilata. E ndodhur nën presionin që ka çdo event, për të cilin kam punuar me muaj të tërë, jam shprehur se “është protokoll shtetëror”, por me këtë nuk kam nënkuptuar asgjë që ka lidhje me institucionin e presidencës apo institucioneve të tjera shtetërore, më shumë kam dashur të evidentoj faktin se ka pasur personalitete të larta shtetërore. Gjithashtu nga ana tjetër, më duhet të ritheksoj se sfilata e prezantimit të kreacioneve më të fundit, është mbajtur në një tren, një hapësirë që më ka kushtëzuar shumë që të ftoj pak njerëz. Gazetarët ishin njoftuar paraprakisht nëpërmjet emalit për pjesëmarrje në këtë ngjarje, por duke pasur parasysh kufizimin për vende, u është kërkuar që ta konfirmonin ardhjen e tyre. Meqenëse pati një numër të madh të gazetarëve e kameramanëve u kam kërkuar më mirësjellje që të gjitha incizimet dhe fotografitë do tu jepen nga ana jonë pasi të mbaronte sfilata. Kam kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe unë shpresoj që gjithmonë të na mbledhin ngjarjet e bukura të artit, kulturës, modës.”, sqaron Kllokoqi-Rugova.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›