Rihanna, e rraskapitur nga turneu

Turne ‘777’ i Rihanna-s nuk ka shkuar ashtu siç këngëtarja e ka paramenduar.
Burime të afërta me Ririn thonë se ky turne botëror i saj e ka rraskapitur dhe kjo lodhje e saj ka reflektuar edhe tek fansat.
Këngëtarja nga Barbadosi ka udhëtuar nëpër botë për të promovuar albumin e saj më të ri ‘Unapologetic’, duke mbajtur koncerte në shtatë shtete të ndryshme të botës. Shumë gazetarë dhe fansa iu bashkuan turneut të saj por shumica nga ta mbetën të pakënaqur, kjo për shkak të kohës së paktë që këngëtarja ndau për ta.
Paraqitjet e Rihanna-s në koncerte në kuadër të turnout qenë shpeshherë të vonuara dhe kjo i irritoi fansat.
Pak ditë më parë, ajo u paraqit me 3 orë vonesë në një koncert në Brooklyn duke I bërë fansat që të pendohen për biletat që I ka blerë.
"Ajo ka bërë të pamundur për të qenë korrektë marrë parasysh limitin kohor. Ndërkaq, askush nuk ka menduar se sa e lodhur ajo po ndihet nga ky turne”, ka thënë një burim./Indeksonline/