Në normalitet pas reshjeve, Veliaj: Tirana plot energji në Parkun e Liqenit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga fushat multisportive në Parkun e Liqenit Artificial ku të rinjtë kanë shfrytëzuar ndalimin e reshjeve për të vijuar me aktivitetet sportive. Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu, duket se Tirana i është kthyer normalitetit. Qytetarët kanë vijuar me rutinën e tyre.
“Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit”, shkruan Veliaj në Facebook.
/rtsh.al/