E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitchell i derguari amerikan me Lindjen e Mesme jep doreheqjen

Presidenti amerikan Barack Obama humbet me George Mitschellin ish senatorin me pervoje ne kriza nga shteti federal Maine nje peshe te rendesishme ne diplomaci. Mitchell eshte nje nga punonjesit me te mire te shtetit qe ka pasur Amerika ndonjehere levdon Obama 77 vjecarin. Mitchell i kishte bere me pare te ditur Shtepise se Bardhe se me 20 maj do te dorezoje postin si i derguar i posacem ne Lindjen e Mesme. Qe ne fillim ai kishte menduar thote Mitchell qe te sherbente dy vjet si i derguar i posacem. Dy vitet u mbushen keshte qe une po jap doreheqjen i shkruan ai Obames. Mitchell nuk ka permendur arsye te tjera per marrjen e vendimit te tij.

Kur mori me 2009 postin si i derguar i posacem ne Lindjen e Mesme direkt pas zgjedhjes se Obames Mitchell pati deklaruar Bindja ime eshte se nuk ka konflikt qe nuk mund te marre fund. Por ne dy vitet e kaluara ai u perpoq me kot qe te nxise serish bisedimet e nderprera midis izraeliteve dhe palestinezeve.

Bildunterschrift Bisedimet per Lindjen e Mesme ne Uashington

Pa u lodhur diplomati amerikan zhvilloi bisedime me protagonistet e konfliktit duke iu lutur qeverise izraelite dhe autoriteteve autonome palestineze.

Perkohesisht Mitchell arriti nje sukses. Ne shtator te 2010 perpjekjet e tij sollen pas shume vitesh bisedimet e para direkte midis izraeliteve dhe palestinezeve. Te dy palet treguan kushtet kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kerkonte nga palestinezet heqjen dore nga dhuna dhe njohjes e Izraelit si shtetin hebre. Presidenti i palestinezeve Mahmud Abbas vendosi si kusht ndalimin e ndertimit te ngulimeve ne Bregun Perendimor te lumit Jordan. Ne kete pike deshtuan edhe bisedimet pasi nje muaj me vone Izraeli refuzoi te zgjaste afatin e nje moratoriumi te ndertimit te ngulimeve. Mitchell vazhdoi perpjekjet por kalendari i takimeve mbeti bosh.

Mitchell ka qene mesuar me detyra te veshtira. Keshtu ai kryesoi ne Irlanden e Veriut rrugen e paqes. Ne vitet 90-te ai arriti me durim tolerance dhe pragmatizem te fitonte besimin e katolikeve dhe protestanteve.

Pas vendosjes se marreveshjes se ashtuquajtur marreveshje e te premtes se mire shume vete e vleresonin Mitchellin te derguarin e posacem ne Irlanden e Veriut madje si te denje per te marre Cmimin Nobel te paqes por cmimin e moren ne vitin 1998 dy politikane irlandoveriore te njohur ate kohe David Trimble dhe John Hume.

Me vone Mitchell drejtoi nje komision i cili duhet te ndriconte shkaqet e dhunes ne Lindjen e Mesme. Thelbi i Raportit e Mitchellit ishte kerkesa per ndalimin e ndertimit te ngulimeve ne Bregun Perendimor te Lumit Jordan dhe luftimi i terrorizmit nga palestinezet. Raporti morri levdata per paanesine e tij dhe u be baze e nismes se paqes. Revista amerikaneTime e futi Mitchellin ne vitin 2008 ne listen e 100 burrave me me influence ne bote.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift George Mitchell dhe Mahmud AbbasBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift George Mitchell dhe Benjamin Netanyahu

Tani vjen largimi i tij si i derguar i posacem ne nje moment qe SHBA e kane vendosur konfliktin ne Lindjen e Mesme serish ne axhende. Te enjten e ardhshme 19.05.2011 Obama do te mbaje nje fjalim per ndryshimet ne boten arabe nje dite me vone ai do te prese ne Shtepine e Bardhe kryeministrin izraelit. Netanjahu. Por pas dy vjetesh mungese suksesi ne ndermjetesim Mitchelli nuk donte te vazhdonte te shoqeronte Obamen ne nismen e re te paqes.

Autor Christian Walz/Aida Cama

RedaktoiEliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›