Ne pervjetorin e sulmeve Iraku kunderpergjigjet me sulm
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sërë shpërthimesh në zonën e banuar me shiitë në kryeqendrën irakiane, Bagdad. Afro 100 persona të tjerë janë plagosur si rezultat i shpërthimit.
BBC raporton se shpërthimet erdhën në kohën kur po shënohet 10 vjetori i rrëzimit nga pushteti të ish-presidentit Saddam Hussein.
Sulmet e sotme duket se kanë pasur në shënjestër lagjet shiite në kryeqytetin iraken.
Shpërthime të ngjashme ka pasur edhe nje dite me pare. Një raport thekson se bombat kishin në shënjestër restorantet dhe stacionet e autobusëve.
Përgjegjësinë për këto sulme ende nuk e ka marrë askush, megjithëse në të kaluarën ato zakonisht janë bërë nga dega në Irak e Al Qaedas.
Një dekadë pas luftes, siguria mbetet e brishtë ne Irak edhe pse dhuna e përgjithshme ka rënë ndjeshëm gjatë këtyre viteve.