E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA perforcon mbrojtjen nga sulmet e Korese

Shtetet e Bashkuara po forcojnë mbrojtjen nga raketat me bazë në tokë, pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

14 interceptorë të aftë për të shkatërruar raketat balistike gjatë fluturimit do t’i shtohen sistemit mbrojtës të brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Sekretari Hegëll tha se Shtetet e Bashkuara po veprojnë për të qënë një hap para sfidave që përbënjne Koreja e Veriut dhe Irani që kohet e fundit janë duke investuar në raketa balistike me rreze edhe më të gjatë veprimi.

Nënsekretari Miller tha se të paktën një raketë e Koresë së Veritu e tipit KN-08, ka ndoshta kapacitetin për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, megjithëatë ai iu shmang hollësive për vlerësimet e zbulimit për statusin e zhvillimit të raketës.

Sipas planeve, interceptorët e rinj do të vendosen deri në vitin 2017 dhe kostoja e tyre sipas zyrtarëve do të jetë rreth një miliardë dollarë. Zyrtarët thanë se prova të mëtejshme do të bëhen në muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›